Bota Celebrities

J Balvin u takua me Papën dhe nuk kishte si të mos mungonte një ‘selfie’!

Artisti i njohur në mbarë botën J Balvin pati një takim shumë interesant me një person shumë të rëndësishëm, bëhet fjalë për Papa Françeskun. Ylli kolumbian i reggaeton u takua me Papën me 1 shtator gjatë Samitit Vitae 2022, ku morën pjesë artistë të tjerë. Muzikanti i famshëm nuk mundi t’i fshihte emocionet ndërsa ndau dhe disa foto me Papën në rrjete sociale. Pas takimit të tij me Papën, Balvin iu tha gazetarëve se ai është “i sigurt se i pëlqen reggaeton”.

Nëse i pëlqen futbolli, i pëlqen reggaeton. Po flisja me të dhe kishim një lidhje shumë të mirë, do t’i jap një album që ta ketë.

J Balvin mori pjesë me artistë të tjerë, si Eduardo Verástegui dhe Alexander Acha, në një takim të thirrur nga Fondacioni Vitae, i cili dëshiron të studiojë “si artet, media dhe argëtimi mund të përdoren për të promovuar unitetin, shpresën dhe takimin midis njerëzve në mbarë botën.” Mes të ftuarve të tjerë të pranishëm ishin edhe këngëtari Andrea Bocelli, aktori britanik David Oyelowo, këngëtarja Alessia Cara dhe artistë të tjerë nga industria e filmit, televizionit dhe muzikës.

Kujtojmë gjithashtu se J Balvin ishte i pranishëm edhe në “Sunny Hill Festival” që u zhvillua në Kosovë. Përveç super performancës së tij ai me flamurin e Kosovës në duar tha “Të dua Kosovë”.