Celebrities Gossip Showbiz

J.Lo kush?! Alex Rodriguez shihet në çaste romantike me të dashurën e tij të re!

Vetëm disa ditë pasi ikona  e muzikës, Britney Spears u martua me Sam Asghari, tani  e paska pasur radhën diva Jennifer Lopez dhe aktori Ben Affleck. Së fundmi është bërë e ditur nëpërmjet informacioneve që qarkullojnë në Instagram dhe në media se ata janë martuar. Vendi i dasmës thuhet se ishte hoteli Ritz-Reynolds në liqenin Oconee në Gjeorgji dhe ishin fqinjët e hotelit ata që raportuan ngjarjen, megjithëse nuk ka ende foto, gjë që mund të jetë për faktin se çifti i famshëm mund të ketë shitur imazhet e dasmës ekskluzive për një media.

E duket se tashmë dhe Alex Rodriguez po sheh para duke e lënë njëherë e mirë pas historinë me J.Lo. Alex u fotografua duke u puthur me Kathryne Padgett gjatë një mbrëmjeje në Capri, Itali fundjavën e klaur. A-Rod dhe e dashura e tij e re modele po kërcenin dhe këndonin teksa nuk i kanë kursyer dhe momentet romantike.

Ylli i bejsbollit u pa para pak kohësh duke shëtitur me makinën e tij në shoqërinë e Kathryne Padgett, me të cilën ai është parë së fundmi shumë shpesh. Po atë ditë, A-Rod dhe ylli i fitnesit ishin ulur në sallë ndërsa Minnesota Timberwolves luanin me Los Angeles Clippers. Madje, Kathryne postoi edhe disa foto në Instastory me A-Rod.

U përfol se pas ndarjes nga Jennifer, Alex Rodriguez nisi një romancë me Kelly Bensimon, yllit i ‘reality show’-t “Real Housewife of New York”. Një përfaqësues i Bensimon konfirmoi për ‘Page Six’ se ajo dhe Rodriguez kanë qenë në kontakt.