Celebrities Gossip Showbiz

J.Lo nuk i paska aspak mirë punët me miqtë e saj, këta të fundit kanë një ‘lum’ kritikash për të!

Aktorja, këngëtarja dhe kërcimtarja Jennifer Lopez së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për artin që bën, por edhe për historitë e saj të dashurisë. Me sa duket, Jennifer është përsëri në një lidhje dashurie me aktorin, tekstshkruesin dhe regjizorin Ben Affleck.

Çifti u fejua në vitin 2002, por në 2004 i dhanë fund romancës së tyre. Burime të afërta me dyshen kanë pohuar për “Us Weekly” se ata po shoqërohen me njëri tjetrin por kanë vendosur të mos e emërtojnë marrëdhënien e tyre.

Por, së fundmi është bërë e ditur se miqtë e J.Lo janë duke e shmangur atë. Pse mendoni ju?! Sipas “Gossip Cop” diva latine ka qenë e fiksuar me veten së fundmi. Egoja e saj u bë shumë e madhe për miqtë e saj në Hollywood. Një burim i afërt tha në lidhje me situatën se:

Shumë janë të kënaqur që janë në gjendje të shoqërohen me një femër kaq të mahnitshme, por ata janë të lodhur nga historitë e saj. Kohët e fundit, miqtë e saj janë mërzitur që çdo fjalë tjetër e saj është ‘Unë’. Kjo është arsyeja pse po bëhet e padëshirueshme në shoqëri. Jennifer është aq e përqendruar në vetvete saqë nuk dëshiron as të përqafojë miqtë e saj në mënyrë që të mos i prishet grimi.

Rikujtomë, se reperi i njohur, Diddy së fundmi më veprimin e tij i ka habitur të gjithë. Artisti ka publikuar një foto në Instagram krah divës së muzikës pop, J.Lo, foto kjo e realizuar gjatë kohës që ata ishin në një lidhje dashurie me njëri tjetrin.

Së fundmi, Alex Rodriguez dhe Jennifer në bashkëpunim me markën “Hims & Hers” kanë prezantuar një linjë kozmetike për burra. Edhe pse dyshja i dha fund lidhjes së tyre 3-vjecare, ata kanë vendosur të mos heqin dorë nga biznesi i tyre i përbashkët.