Celebrities Film & Tv

Ja çfarë kishte të veçantë këtë herë Jennifer Lawrence në premierën e “Don’t Look Up”!

Në premierën e “Don’t Look Up” aktorja bukuroshe Jennifer Lawrence ka shkëlqyer me plot kuptimin e fjalës. Nëna e ardhshme u shfaq me barkun e rrumbullakosur teksa kishte veshur një fustan të artë me shkëlqim në premierën e mbushur filmit në Nju Jork.

Aktorja, e cila gjithashtu pozoi edhe në krahë të aktorit Leonardo DiCaprio në këtë event, parakaloi në tapetin e kuq me një fustan të markës së njohur “Dior”, të kompletuar me mëngë në formë pelerine gjysmë të tejdukshme dhe me xixa. Ajo kishte zgjedhur që ta përmbyllte paraqitjen e saj mahnitëse me bizhuteritë e “Tiffany & Co”.

Kjo nuk është hera e parë që ylli i njohur i “Hunger Games” tregon barkun e saj të rrumbullakosur, pasi edhe muajin e kaluar ajo gjatë një shfaqje në Los Angeles ajo arriti që të tërhiqte vëmendjen. Fituesja e çmimit ‘Oscar’, aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin e saj Cooke Maroney.

Gjatë një interviste para pak kohësh bukuroshja është shprehur se ndihet shumë mirënjohëse dhe e emocionuar se do të bëhet nënë por do të donte që tema e saj e shtatzënisë dhe e fëmijës të qëndronte jashtë bisedës.

Para pak kohësh përfaqësuesi i aktores konfirmoi për ‘PEOPLE’ në muajin shtator se Lawrence dhe Maroney janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Burimi gjithashtu theksoi se vetë Lawrence po pret me padurim që të bëhet nënë për herë të parë.

Theksojmë gjithashtu se filmi i ri ku ajo bën pjesë pritet që të dalë në disa kinema të përzgjedhura me datë 10 dhjetor dhe më pas në datë 24 dhjetor në platformën e “Netflix”.