Fashion Lifestyle

Ja çfarë të vishni në bazë të humorit tuaj!

E keni dëgjuar ndonjëherë se gjithçka që bëni lidhet me humorit tuaj? A e dini se ngjyra e veshjes tuaj mund të çkodohet duke treguar diçka për ju? Më poshtë keni një listë të gjërave dhe ngjyrave që duhet të mbani veshur në bazë të humorit tuaj.

Vishni të verdhën kur ndiheni të zymtë

Nëse ndiheni të mërzitur apo të zymtë, ngjyra e verdhë është perfektja për të ndryshuar humorin tuaj. E verdha lidhet me diellin, është ngjyrë energjike dhe e ngrohtë. Gjithashtu, ngjyra e verdhë është ajo e shpresës, inspirimit dhe vetëbesimit.

Ngjyra portokalli ju bën më të organizuar

Ngjyra portokalli është perfektja për t’u veshur pasi kombinon të kuqen energjike me të verdhën e lumtur. Ngjyra portokalli është e lidhur me suksesin, kreativitetin dhe është perfektja për takime pune.

Ngjyra e gjelbër redukton stresin

Njësoj si e verdha, dhe ngjyra e gjelbër redukton stresin. Ajo lidhet me balancën dhe fatin e mirë. Vishni veshje në ngjyrë të gjebër kur dëshironi të ndjeni qetësi, paqe shpirtërore dhe relaks.

E kuqja tërheq vëmendjen

Nëse dëshironi të tërhiqni vëmendjen e të gjithëve vishni gjëra të kuqe. E kuqja lidhet me pasionin, fuqinë dhe dëshirën, ndaj vishni diçka të kuqe në takimin e ardhshëm me fiksimin. Kjo ngjyrë gjithashtu ju bën të uritur, ndaj hani diçka përpara se të dilni.

Ngjyra blu është ngjyrë qetësusese, por mos e vishni kur jeni të mërzitur

Ngjyra blu simbolizon paqen, inteligjencën, besimin dhe është një ngjyrë qetësuese. Vishni ngjyrën blu nëse jeni duke kaluar një ditë të keqe dhe dëshironi të qetësoheni. Gjithsesi, nëse ndiheni të mërzitur më mirë vishni diçka më të shndritshme.

Lejlaja lidhet me ambicien

Njësoj si ngjyra e kuqe, dhe ngjyra lejla ju bën më të lumtur dhe energjik. Ndërkohë që lidhet me ambicien, gjithashtu kjo ngjyrë ka të bëjë me luksin, fuqinë dhe fisnikërinë. Për shkak se kombinon të kuqen dhe blunë, ju duhet të vishni lejlanë kur ndiheni të inspiruar.

Ngjyra roz ju bën më të ëmbël dhe sharmant

Ngjyra roz lidhet kaq shumë me bebet dhe vajzat e vogla. Kjo nuk është ngjyra e duhur për t’u veshur kur jeni të mërzitur dhe pa humor. Megjithatë, roza lidhet me romancën, ëmbëlsinë, sharmin, feminilitetin dhe dashurinë.

E bardha ofron paqe dhe qetësi

E bardha mbart një mesazh pozitiv pasi lidhet me dritën, paqen dhe pastërtinë. Gjithashtu kjo ngjyrë lidhet me fillimet e reja dhe mund t’ju ngrejë humorin. Ndaj, nëse është një ditë e ftohtë dhe e zymtë, thjesht vishni gjëra të bardha dhe dita juaj do të bëhet më e shndritshme.

E zeza është e lidhur me fuqinë

Ngjyra e zezë lidhet me fuqinë, ndaj mos nguroni ta vishni atë në një intervistë pune. Të gjithë e pëlqejnë të zezën sepse mund ta përshtasësh me çdo gjë. Veç fuqisë, kjo ngjyrë simbolizon forcën dhe autoritetin. Gjithashtu, e zeza është ngjyra perfekte për një dalje në darkë pasi jo vetëm është e thjeshtë dhe elegante, por edhe misterioze.

Shmangni ngjyrën gri kur ndiheni të vetmuar

Ngjyra gri është e komplikuar sepse vërtet mund të përshtatet lehtësisht me ngjyra të tjera, por lidhet me depresionin dhe stresin. Shmangni ngjyrën gri nëse sapo keni humbur dikë dhe ndjeni dhimbje. Edhe pse është një ngjyrë praktike, kjo ngjyrë do t’ju ulë humorin.