Health & Beauty

Ja disa nga pozicionet më të mira për të fjetur për gratë shtatzëna!

Problemi më i madh për gratë shtatzëne është gjumi. Por egzistojnë disa pozicione të cilat ndihmojnë për një gjumë të qetë.

E fjetura përmbys

Nëse keni fjetur me bark përpara shtatzënisë, mund të vazhdoni të flini në këtë pozicion në muajt e parë të shtatzënisë. Sidoqoftë, pas tremujorit të parë, thjesht nuk do të jeni në gjendje të shtriheni më përmbys për shkak të barkut, prandaj shijoni gjumin në këtë pozicion në 3-mujorin e parë.

Tre pozicione të sigurta gjumi për gratë shtatzëna - Telegrafi
Fjetja në njërën anë

Ky është pozicioni më i sigurt për ju dhe foshnjën. Mundëson rrjedhjen e mirë të gjakut dhe nuk ushtron presion në organet e brendshme. Vendosni jastëkë pas jush për të mos e lejuar rënien në shpinë. Shumë nëna e kanë më të rehatshme të vendosin një jastëk mes këmbëve pasi i mban këmbët paralelisht dhe mbështet ijet, legenin dhe shpinën.

Pozicionet e gabuara dhe të përshtatshme të gjumit për gratë shtatzëna - Shtatzania
Shmangni pozicionin në shpinë

Fjetja në shpinë gjatë shtatzënisë nuk është aq e sigurt si më parë, pasi pesha e foshnjës dhe barku bën presion në organet tuaja të brendshme, duke shkaktuar vështirësi në rrjedhjen e gjakut në placentë. Kjo është arsyeja pse zgjedhja e një pozicioni të ndryshëm të gjumit është më e sigurt për nënën dhe fëmijën e saj.

Përse gratë shtatzëna duhet të flenë në anën e majtë? - Shtatzania