Celebrities Showbiz

Ja pse Penn Badgley nuk dëshiron që ne të mendojmë për të…

Kur “goditi” pandemia, aktori dhe muzikanti i njohur amerikan Penn Badgley, bëri një përmbledhje të jetës së tij. Në një shëtitje nëpër lagjen e zhurmshme të Brooklyn ku ai po qëndronte këtë javë dhe që kujdeset për fëmijën e tij një vjeçar, na tregon se çfarë do të thotë të jesh si Penn, fytyra e një shfaqje televizive megahit, një personazh i njohur për publikun dhe një baba.

34-vjeçari ka luajtur në serialin e suksesshëm “Gossip Girl” në rolin e Dan Humphrey, një adoleshent në Bruklin që nisi shkollën e mesme në një lagje të Manhattan të quajtur “Upper East Side”, duke u përpjekur të gjejë vendin e tij midis elitës së këtij qyteti. Fansat u tërhoqën shpejt nga instiktet e jashtme të Badgley. I ri, i lezetshëm dhe i veshur mirë, një yll i shfaqjes më të madhe në televizion, me sytë e miliona fansave mbi të, ai u përpoq të racionalizojë momentin në vend që ta festonte atë.

Qartësia dhe distanca midis punës dhe jetës së tij, erdhi me përfundimin se shfaqjet televizive dhe filmat thjesht, nuk mund të komunikojnë gjithçka. Badgley shpreh mendimin e tij për kufijtë e asaj që ai po bën. Nuk është aq komplekse dhe e çuditshme sa jeta. Shpesh nuk është aq tragjike sa jeta. Ajo distancë që ai ka ndërtuar mes Hollywood-it dhe jetës së tij është rritur, edhe pse ai ka “përqafuar” suksesin që ka ardhur me popullaritetin e serialit të njohur në Netflix “You”, i cili sapo ka hyrë në sezonin e tij të tretë. Në këtë pasdite vjeshte të Brooklyn, Badgley shfaqet me flokë të çrregullt dhe të shpurpuritur nga era, me një bluzë të thjeshtë ngjyrë blu, xhinse gri dhe një palë atlete në ngjyrë të zezë dhe një unazë në dorën e tij të djathtë.

Badgley ndalet çdo disa minuta për ta nxjerrë djalin nga karroca, për ta ushqyer dhe për ta mbajtur në krahë, shfaqet i lumtur pranë djalit të tij dhe aktori thotë se të gjithë u përqëndruan tek ai kur djali erdhi në jetë vitin e kaluar. Ai shprehet se:

Aktorët nuk janë në pozicionin që ju mendoni se janë. Ne nuk po shërojmë kancerin. Kjo është kultura pop. Unë mendoj se është e dobishme vetëm të njoh kufizimet e asaj që unë bëj.

Badgley ishte vetëm 20 vjeç kur u shfaq në premierën e filmit në vitit 2007, papritmas e gjeti veten duke jetuar në një qytet të ri dhe me një vëmendje masive nga të gjithë. Ai dhe grupi i tij “MOTHXR” u bënë shpejt të njohur dhe u përfolën në gazeta dhe media online. Ky grup është i përbërë nga katër anëtarë dhe drejtohet nga muzikanti Penn Badgley.

Veshjet e tij padashje e bënë atë më të lehtë për tu dalluar. Penn thotë se:

Ishte shumë tërheqëse të kishe aq shumë vëmendje. Unë jam kaq i ri dhe jam i famshëm dhe është ndjesi shumë e veçantë.

Në fakt, aktori ka menduar të heqë dorë 2 herë nga aktrimi, duke menduar se kjo do t’i kthente qartësinë në jetën e tij. Penn vijoi:

Më pëlqen ajo që bëj dhe më pëlqen të jem i mirë në atë që bëj. Unë mendoj se nuk ka mungesë shembujsh të njerëzve në pozicionin tonë që luftojnë me shëndetin mendor për arsye shumë legjitime. Të jesh aktor është vetëm një detyrë psikologjike ose emocionale. Nëse jeni të mirë ose të suksesshëm, shëndeti juaj psikologjik dhe shpirtëror është gjatë gjithë kohës i testueshëm. Fytyra ime ishte në një tabelë reklamash në “Times Square”. Jo të gjithë do të vijnë në New York për herë të parë dhe do të kenë atë sukses!

 

Badgley vazhdoi të shfaqej në një numër filmash, të tilla si thriller, “The Stepfather” në vitin 2009, filmi komedi-dramë ‘Easy A’ në vitin 2010, filmi thriller “Margin Call” në vitin 2011, filmin dramë “The Paper Store” në vitin 2016. Ai aktualisht luan si Joe Goldberg në serialin thriller të Netflix, “You” nga viti 2018 e deri sot. Joe është një vrasës që ndjek gratë dhe mëson gjithçka rreth tyre në mënyrë që të bëhet versioni i partnerit të tyre të përsosur. Gjatë rrugës, ai vret këdo dhe disponon me ftohtësi çdo provë të keqbërjes. Sezoni i dytë u bë një nga 10 serialet më të njohur të Netflix.

Në sezonin e tretë, Joe e gjen veten të sapomartuar, duke përjetuar një lloj emocioni të ri më pak të përgjakshëm, atësinë. Ajo që vjen në këtë sezon është një komplot dhe marrëdhënie jashtëmartesore të Goldberg që kërcënojnë të shkatërrojnë martesën e tij. Badgley thotë se pandemia i solli atij një perspektivë të re dhe një kontroll të vërtetë të shëndetit. Aktrimi e përmbush atë në mënyrë krijuese, por vëmendja dhe përgjegjësitë që vijnë me përballjen e dy ekskluziviteteve jashtëzakonisht të suksesshme dhe të njohura nuk kanë qenë kurrë ajo që ai po kërkonte.

Kur ai dhe gruaja e tij, Domino Kirke, nuk pranuan të paguanin qiranë e tyre në Brooklyn në fillim të pandemisë, ata u transferuan familjarisht në shtëpinë e tyre në fshatin “Kirke’s Upstate” në New York, duke e zëvendësuar qytetin me gjelbërimin, qetësinë dhe hapësira të bollshme.

Djali i tyre i dytë, lindi gushtin e kaluar, vetëm disa muaj para se Badgley të shkonte në Los Angeles për të filmuar sezonin e tretë të serialit “You”. Ai tregon se:

Të kesh një fëmijë ka qenë kaq mistike për mua. Vetëm ta shikosh atë është një gëzim i madh, është kaq frymëzuese dhe ndjesi e papërshkrueshme.

Infektimi i tij me COVID-19 i dha mundësinë të kalonte më shumë kohë pranë familjes së tij dhe të shkëputej për disa kohë nga rutina e punëve të lodhshme, megjithëse frika e Badgley për shëndetin e familjes rritej dita ditës.
Atësia dhe pandemia bënë që stili i tij i jetës së dikurshme të ndryshojë totalisht. Tani për tani, anonimiteti në fshatin ku janë shpërngulur familjarisht është jetësor për shëndetin e tij mendor si kurrë më parë.

Edhe pse Badgley nuk ka qenë kurrë në qendër të vëmendjes, 18 muajt e fundit kanë vërtetuar vlerën e opinionit të tij. Ashtu si shumë prej nesh, mendimi i tij për të jetuar një jetë të lumtur dhe të jesh i suksesshëm në karrierë pavarsisht fushës, vlen. Ai nuk i kushton vëmendje asaj që njerëzit po thonë për të ose projektet e tij, sepse ai është i shqetësuar për gjëra të tjera më të rëndësishme, të tilla si ndryshimet klimatike dhe padrejtësitë shoqërore.

Ai mendon se të gjithë do të ishim më mirë nëse nuk do të mendonim fare për njerëz si ai. Aktori rrëfen se:

Çdo lloj mendimi është i rëndësishëm sa çdo gjë për karakterin tim. Unë me të vërtetë besoj se në një shoqëri shumë më të mirë dhe më të shëndetshme, ne nuk do të kishim të famshëm në të njëjtën mënyrë si ne dhe do të ishte më mirë nëse nuk do të mendonin fare për njerëz si unë.