Celebrities Gossip Showbiz

Ja si qëndron e vërteta mes Zayn dhe Gigi! Gjithçka ka filluar për …

Më në fund Gigi Hadid ka thyer heshtjen e saj pasi u raportua se ajo është ndarë nga i dashuri i saj Zayn Malik, pas akuzave të nënës së saj Yolanda se ai e kishte goditur atë. Në një deklaratë të bërë dje, një përfaqësues i modeles bukuroshe ka thënë për ‘E! News’ se:

Gigi është e fokusuar vetëm tek ajo që është më e mira për Khai-n. Ajo po kërkon privatësi gjatë kësaj kohe.

E gjitha kjo erdhi pasi u raportua nga revista ‘People’ se modelja dhe Zayn, nuk janë më në lidhje me njëri-tjetrin. Ishte një burim i cili u shpreh se:

Zayn ndjeu se Yolanda po hynte në mes të gjërave. Zayn dhe Gigi janë të dy shumë të përkushtuar për të punuar së bashku për të rritur Khai dhe ata e duan atë me gjithë zemër.

Zayn dhe Gigi, të cilët kanë konfirmuar lidhjen e tyre që nga viti 2015, mirëpritën fëmijën e tyre të pare në muajin shtator të vitit 2020. Tani është raportuar se Zayn dhe Gigi u ndanë pasi ai akuzoi Yolanda-n për zbulimin e lajmeve të shtatzënisë së tyre vitin e kaluar, kur çifti kishte vendosur ta mbante atë private derisa vajza e tyre të lindte.

Këngëtari i ka mohuar akuzat e saj, duke thënë se shkëmbimi i tyre ishte thjesht me fjalë disi të ashpra, por burimi ka shtuar:

Ata janë prindër perfekt. Yolanda sigurisht që është edhe shumë mbrojtëse ndaj Gigi-t. Ajo dëshiron më të mirën për vajzën dhe mbesën e saj.

Një burim i tha gazetës ‘The Sun’:

Tensioni me të vërtetë filloi mes Yolanda dhe Zayn vitin e kaluar kur ai dyshoi se ishte vjehërra, ajo që zbuloi lajmet e tyre për shtatzëninë. Ata ishin shumë mirënjohës për atë privatësi dhe u mërzitën shumë kur një gjë e tillë u bë publike. Zayn është një person shumë, shumë privat dhe ndërkohë që është në një lidhje me të, Gigi është bërë shumë më private gjithashtu. Khai mbetet prioriteti i saj numër një dhe për hir të të gjithë të përfshirëve në këtë situatë ajo ka vendosur të ndahet nga Zayn për momentin.

Burimet kanë shtuar se dyshja nuk e kanë përjashtuar mundësinë e ribashkimit në të ardhmen dhe se ata ‘synojnë’ të rikthehen përsëri bashkë.

Në deklaratën e tij, ish-ylli i ‘One Direction’ tha se çështjet private të bëra publike kanë rrezikuar hapësirën e sigurt në të cilën ai dhe Gigi po merren me prindërimin e vajzës së tyre. Gjithashtu edhe në një deklaratë të mëtejshme të bërë për ‘TMZ’, Zayn ka mohuar me vendosmëri akuzat e Yolanda-s dhe ka deklaruar se shpreson që nëna e Gigi-t të rishqyrtojë edhe njëherë pretendimet e saj të rreme.

Unë e mohoj me vendosmëri sulmin e Yolanda Hadid dhe për hir të vajzës sime refuzoj të jap ndonjë detaj të mëtejshëm dhe shpresoj që ajo do ti rishqyrtojë edhe njëherë akuzat e saj të rreme dhe do të shkojë drejt shërimit të këtyre çështjeve familjare në mënyrë private.