Taylor Swift ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave pasi u pa në një festë pas ceremonisë së çmimeve Grammy, pavarësisht se mungoi në eventin kryesor të ndarjes së çmimeve.
Këngëtarja 36-vjeçare u shfaq në afterparty-n e së dielës mbrëma, ku u filmua duke u shoqëruar me të ftuarit dhe duke kaluar një mbrëmje të qetë mes miqsh.
Në një video të shpërndarë të hënën në platformën X, Swift shihet duke pirë një koktejl dhe duke biseduar e buzëqeshur, larg skenës së madhe të ceremonisë. Pamjet u shoqëruan me përshkrimin:
Taylor Swift u pa në një afterparty të Grammys
Artistja kishte zgjedhur një pamje elegante dhe minimaliste, e veshur me një bluzë të zezë klasike, të kombinuar me buzëkuqin e saj karakteristik të kuq. Ajo e kishte kompletuar look-un me një varëse ari, ndërsa flokët bionde i mbante të lëshuara dhe të drejta.
Swift nuk ishte e nominuar për asnjë çmim në edicionin e këtij viti të Grammy-ve, çka shpjegon edhe mungesën e saj në ceremoninë zyrtare.
Megjithatë, prania e saj në festën pas eventit mjaftoi për të rikthyer vëmendjen mbi superyllin, duke konfirmuar edhe një herë se Taylor Swift di si të jetë në qendër të vëmendjes, edhe pa u ngjitur në skenë.