Bota

Jeni bërë ndonjëherë kuriozë që të zbuloni se çfarë gjendet në pikën më të thellë oqeanike të botës?

Gropa e Marianeve është pika me e thellë oqeanike në planet. Gropa në formën e gjysmëhënës ndodhet në Paqësorin Perëndimor, në lindje të ishujve Mariane pranë Guamit. Rajoni që rrethon këtë gropë është i rëndësishëm për shkak të shumë mjediseve unike, përfshirë vrimat që nxjerrin squfur të lëngshëm dhe dioksid karboni, vullkanet aktive të baltës, dhe jetën detare që i është përshtatur presioneve 1000 herë më të mëdha sesa mbi sipërfaqen e detit.

Thellësia e gropës në skajin jugor është pika më e thellë në oqean. Thellësia e tij është e vështirë të matet nga sipërfaqja, por në vitin 2010, Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës përdori pulset e zërit të dërguara përmes oqeanit dhe vendosi Challenger Deep në 10,994 metra. Një vlerësim i vitit 2021 duke përdorur sensorë presioni zbuloi se pika më e thellë në Challenger Deep ishte 10,935 m. Vlerësime të tjera moderne ndryshojnë me më pak se 305 m.

“Thellësia e Sirenës”, ndodhet 200 kilometra në lindje të “Challenger Deep”, sërish me një thellësi të jashtëzakonshme prej 10.809 m. Gropa është 2.542 km i gjatë, dhe ka një gjerësi mesatare prej vetëm 69 km. Për shkak se Guami është një territor i Shteteve të Bashkuara dhe 15 Ishujt Mariane Veriore qeverisen nga një Komonuelth i SHBA-së, është SHBA-ja ajo që ka juridiksion mbi Gropën e Marianeve.

Gropës së Marianeve është e përbërë nga 21 vullkane nënujore dhe zonat përreth 3 ishujve. Ekspertët thonë se Gropa e Marianeve u krijua nga procesi që ndodh në një zonë subduksioni, ku përplasen dy pllaka të mëdha të kores oqeanike, të njohura si pllaka tektonike. Në një zonë subduksioni, një pjesë e kores oqeanike shtyhet dhe futet poshtë tjetrës, duke u zhytur në mantelin e Tokës, pra në shtresën që ndodhet nën koren e Tokës. Aty ku kryqëzohen dy pjesët e kores, formohet një kanal i thellë. Në rastin konkret, korja e Oqeanit Paqësor po përkulet nën koren e Filipineve.

Kafshët që jetojnë në pjesët më të thella të Gropës së Marianeve mbijetojnë në errësirë ​​të plotë dhenën një presion ekstrem, thotë Natasha Gallo, eksperte në Institutin e Oqeanografisë, që ka studiuar pamjet video nga ekspedita e regjisorit të njohur Xhejms Kameron në vitin 2012 nëthellësitë e gropës.

Ushqimi në Gropën e Marianeve është tejet i kufizuar, sepse gryka e thellë gjendet larg tokës. Materiali bimor tokësor e gjen rrallë rrugën e tij deri në fundin e gropës dhe planktoni i vdekur që fundoset nën sipërfaqe, duhet të zhytet mijëra metra për të arritur deri në “Challenger Deep”.

Në një studim të botuar në vitin 2017 në revistën “Nature Ecology and Evolution”, një ekip i udhëhequr nga shkencëtarët në Universitetin e Newcastle në Mbretërinë e Bashkuar, treguan se kimikatet e prodhuara nga njeriu, dhe që janë të ndaluara që nga vitet 1970, janë ende të fshehura në pjesët më të thella të oqeanit. Po ashtu Gropa e Marianeve nuk është i imunizuar as nga ndotja plastike.