Celebrities Gossip Showbiz

Jennifer Aniston rrëfen se si ka ndikuar divorci i prindërve në jetën e saj personale!

Aktorja e njohur Jennifer Aniston është rrëfyer së fundmi për jetën e saj personale dhe ka shpjeguar se sa shumë është ndikuar shumë nga divorci i prindërve të saj. Duke folur për revistën WSJ, Aniston është shprehur se duke parë marrëdhënien e vështirë të prindërve kur ishte fëmijë, ka ndikuar që të mos e priste kurrë me padurim të krijonte një familje të saj.

Të shikoja marrëdhënien e familjes sime nuk më bëri të thoja ‘oh, mezi pres ta bëj edhe këtë. Për mua, marrëdhëniet kanë qenë gjithmonë pak të vështira. Isha vërtet e vetmuar’.

Prindërit e saj u divorcuan kur ajo ishte vetëm 9 vjeçe. Ylli hollivudian tha se:

Nuk më pëlqeu ideja për të sakrifikuar atë që isha apo atë që duhej të bëhesha. Është shumë më e lehtë të jesh e vetëm.

Madje 54-vjeçarja theksoi se është sfidë për të që të arrijë të ndërtojë një lidhje.

Duke parë të rriturit që tregoheshin të pasjellshëm me njëri-tjetrin dhe duke parë disa sjellje të çuditshme, mendoja: “Nuk dua ta bëj këtë, nuk dua të jem ashtu”.

Së fundmi, ylli i serialit “friends” ka shprehur se ka filluar të ndiejë bezdi nga çdo kompliment që merr. Në një intervistë të fundit për Vogue aktorja ka zbuluar se cilin prej komplimenteve urren më shumë. Ajo tregon se e urren kur i thonë se është e bukur për moshën e saj, duke shtuar:

Më çmend, nuk e duroj dot.