Celebrities Gossip Showbiz

“Më çmend, nuk e duroj dot…”/Komplimenti që Jennifer Aniston urren më shumë!

Së fundmi, ylli i serialit “friends” Jennifer Aniston ka shprehur se ka filluar të ndiejë bezdi nga çdo kompliment që merr. Në një intervistë të fundit për Vogue aktorja ka zbuluar se cilin prej komplimenteve urren më shumë. Ajo tregon se e urren kur i thonë se është e bukur për moshën e saj, duke shtuar:

Më çmend, nuk e duroj dot.

Në intervistë, aktorja vuri në dyshim zakonin e shoqërisë për të përcaktuar njerëzit në bazë të treguesve të moshës dhe shprehu se nuk i kupton komente të tilla. Aniston beson se talentet dhe arritjet e saj duhet të njihen, jo mosha e saj. Ajo mund të ketë luajtur në disa filma dhe seriale, por roli i Rachel është ai që shënoi karrierën e Jennifer Aniston dhe e ndihmoi atë të fitonte mijëra fansa në mbarë botën.

Rikujtojmë, se sapo mori rrogën e saj të parë, Jennifer vendosi ta shpenzonte për diçka që donte ta kishte që kur ishte shumë e re, një Mercedes Benz mbresëlënës. Aktorja ka folur gjithashtu disa kohë më parë për përpjekjet e saj të dështuara për të mbetur shtatzënë, duke thënë se nuk ka “zero keqardhje” për një periudhë të vështirë në jetën e saj. Duke folur me gazetaren Danielle Pergament për kopertinën e revistës “Allure”, Aniston tregoi se si ajo kishte “kaluar shumë vështirësi” në fund të të 30-tave dhe të 40-tave, por kjo e bëri atë personin që është sot.