Celebrities Showbiz

Jennifer Lawrence rrëfen eksperiencën e saj më të vështirë!

Aktorja e njohur amerikane Jennifer Lawrence, u përfshi në një incident me avion privat në vitin 2017. Në një intervistë të fundit për revistën “Vanity Fair”, aktorja rrëfeu se si ishte përvoja e saj, teksa tregonte me humor eksperiencën e saj për të lehtësuar gjendjen shpirtërore. Jennifer shprehet se:

E di, duke fluturuar me avion privat, e meritoj të vdes. Të gjithë ne do të vdisnim. Fillova t’i lija mesazhe familjes sime. Kam pasur një jetë të shkëlqyer dhe më vinte keq. U ndjeva fajtore. Të gjithë do të ndiheshin keq. O Zot, qeni im Pippi ishte në prehrin tim, kjo ishte pjesa më e keqe. Ja kjo gjëja e vogël që nuk do të donte të ishte pjesë e kësaj, ishte.

Ndërsa avioni vazhdoi zbritjen e tij, Lawrence tha se ajo filloi të lutej dhe tregon se:

Mendova, Oh Zot i madh, a do t’i mbijetojmë kësaj? Unë do të jem një viktimë e djegur, kjo do të jetë e dhimbshme, por ndoshta ne do të jetojmë. Avioni kishte dy motorra me probleme dhe duhej të ulej urgjentisht. Fatmirësisht, avioni u ul pa shkaktuar asnjë problem dhe të gjithë pasagjerët e tjerë u larguan pa asnjë lëndim. Por, kjo përvojë e pakëndshme ka lënë gjurmë në jetën time dhe më bëri shumë më të dobët. Fluturimi është i tmerrshëm dhe më duhet ta bëj këtë gjatë gjithë kohës.

Rikujtojmë se, në një video të publikuar së fundmi, aktorja 31-vjeçare, Jennifer Lawrence, e cila aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Cooke Maroney, tregoi barkun e saj të rrumbullakosur. Për këtë rast, Jennifer kombinoi një fustan të zi të thurur me një gjerdan me perla dhe zinxhirë floriri, shumë larg nga ajo që do të vishte personazhi i saj Kate Dibiasky.