Celebrities Film & Tv

Jennifer Tilly tregon gjithçka në lidhje me ‘Chucky’-n!

Jennifer Tilly kurrë nuk donte të ishte shoqe e një kukulle të çmendur. Bukuroshja e Hollivudit tha se ajo kishte arritur kulmin e karrierës së saj me një nominim për çmim ‘Oscar’ në vitin 1994, kur agjenti i saj e telefonoi me një ofertë në lidhje me rolin e saj të ardhshëm.

Nuk ishte pikërisht filmi për të cilën ajo shpresonte, por ishte pjesa e atëhershme e ekskluzivitetit horror të “Child’s Play” dhe “Bride of Chucky”.

Tilly është shprehur se fillimisht ideja për të qenë pjesë e ‘Chucky’-t nuk i kishte pëlqyer aspak dhe prandaj luftoi dhe u përpoq jashtëzakonisht shumë për të mos qenë pjesë e tij. Por ajo nuk e dinte se ky do të ishte një nga rolet kryesore të karrierës së saj. Në lidhje e këtë ajo është shprehur atëherë se:

Një film Chucky ?! Unë nuk do të bëj një film Chucky! Sepse sapo dola nga” Bullets Over Broadway “, i nominuar për Oscar, dhe mendova se do të isha si Dame Judi Dench ose diçka tjetër.

Tilly gjithashtu ka treguar se shumë gjëra i ndryshuan mendjen, ku tha se:

Sigurisht që ata më ofruan shumë para. Skenari ishte thjesht qesharak, i mprehtë dhe gjithashtu prekës.

Ajo që ndihmoi gjithashtu ishte dhe zbulimi se filmi, i cili doli në vitin 1998, drejtohej nga Ronny Yu. Ajo arriti ta merrte rolin dhe pjesa tjetër është thjeshtë histori filmash horror. Ylli i “Liar Liar” ka luajtur në katër filmat e Chucky dhe tani ka një serial televizi të quajtur përsëri “Chucky” një kukull e cila çuditërisht nuk shkakton kërdi të përgjakshme në një qytet. Aktorja është shprehur se:

E di që nuk mund të luaj Tiffany-n përgjithmonë. Më duket se përfundimisht, do të më duhet ta kaloj stafetën tek një brez më i ri.

Premiera e “Chucky” është me datë 21 tetor.