Celebrities Magazine Showbiz

“Jepini ëmbëlsinë që meriton”/ Kritikohet Kourtney Kardashian pasi lançoi një sumplement për shëndetin vaginal!

Sipërmarrja e fundit e biznesit të Kourtney Kardashian ka ngjallur një reagim të madh. Ylli i realitetit televiziv është akuzuar si një person i tmerrshëm falë faktit që nëna e tre fëmijëve ka promovuar një sumplement në formë karameleje të re për shëndetin vaginal për miliona fansat e saj. Kourtney lançoi “Lemme” në Instagram, duke inkurajuar ndjekësit e saj që t’i japin vaginës së tyre ëmbëlsinë që meriton dhe ta kthejnë atë në një ëmbëlsirë.

Por profesionistët mjekësorë kanë sugjeruar se suplementi është i panevojshëm për gratë dhe vaginën e tyre, me një gjinekolog që madje e quajti produktin e ri të shëndetit si një shqetësim. Kourtney ndau një video promovuese të saj e rrethuar nga macet teksa konumonte produktin e ri. Ajo shkruajti:

Shëndeti vaginal është një pjesë kaq e rëndësishme e mirëqenies së përgjithshme të një gruaje dhe nuk është folur mjaftueshëm për të, prandaj jemi kaq të emocionuar për ta lançuar! Jepini vaginës suaj ëmbëlsinë që meriton dhe kthejeni atë në një ëmbëlsirë. Ju e dini se çfarë thonë ata … ju jeni ajo që hani.

Postimi, i shpërndarë në faqet e Kourtney dhe “Lemme”, vazhdon të pretendojë se kombinuan ananasin e vërtetë dhe vitaminën C me fuqinë e probiotikëve të studiuara klinikisht për të synuar shëndetin vaginal dhe nivelet e pH që mbështesin freskinë dhe shijen. Ndjekësit kanë shprehur dyshimet e tyre dhe nxituan të shkruanin në seksionin e komenteve në lidhje me shqetësimet e tyre për produktin.

Kam nevojë për një gjinekolog që të më thotë se kjo është në rregull për t’u marrë. Kjo është qesharake. Nuk duhet të ketë erë apo shije të ëmbël. Nëse bën diçka nuk është në rregull. Mos i blej këto marrëzi.