Celebrities Gossip Showbiz

Elita Rudit i vjen mesazhi i papritur: “Gjiko të ka tradhtuar me mua!”

Elita dhe Gjiko, një çift shumë i komentuar i showbiz-it tonë janë prindër të një djali me emrin Zëri dhe së fundmi, vogëlushes së tyre që e pagëzuan me emrin, Bota. Shpeshherë Elita dhe Gjiko publikojnë video të tyre shumë ‘funny’, teksa kërcejnë dhe bëjnë sfidat virale të ‘Tiktok-ut’.

Sidomos për çiftet e famshme të showbiz-it gjithmonë ekziston kurioziteti nëse ekziston apo jo xhelozi mes tyre e kjo gjë duket se nuk po i ndahet Elitës. Kjo e fundit në një bisedë ‘online’ me ndjekësit, ka marrë një mesazh shumë të çuditshëm nga një ndjekëse që i ka shkruar: “A ma fal mua e Gjikon që të ka tradhtuar?”

E nëse ishit kuriozë për reagimin e Elitës, ajo e mori me shumë sportivitet. Teksa, e ka kthyer përgjigjen gjatë kohës që ka qenë me partnerin e saj në makinë, reperi është dëgjuar teksa thotë: “Thuaji, hallall ju qoftë!”. Kjo situatë ka shkaktuar të qeshura mes tyre.

Bukuroshja para pak javësh mori pjesë në “Për’Puthen” në ‘prime-n’ e së shtunës ku dashamirësit e saj patën mundësinë ta ndiqnin pas aq shumë kohësh sërish në ekran. Edhe këtë të shtunë, sërish bukuroshja ishte pjesë e “Për’Puthen”, por kishte diçka që e shqetësoi. Me anë të një Instastory, prezantuesja tregoi se kishte plot 48 orë pa gjumë dhe kjo ishte dalja e saj më e vështirë televizive, pasi vajza e saj e vogël, Bota e kishte lënë pa gjumë.