Celebrities Live From Tirana

Jo vetëm si baba, Robert Aliaj komenton lojën e djalit të tij Kristit brenda shtëpisë së “BBV”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike Robert Aliaj, për të folur në lidhje me lojën e djalit të tij Krist Aliaj Dragot brenda shtëpisë së “BBV”.

Si po i duket Robertit loja e Kristit deri më tani?

Unë nuk i shmangem dot cilësisë së babait në këtë rast. Përveç kësaj jam i përfshirë edhe në një këndvështrim social jo vetëm sepse Kristi është djali im. Duhet thënë që “BBV” është pasqyra e shoqërisë shqiptare. Kristi është i edukuar, i pastër, naiv në dukje edhe pse i kupton gjërat por nuk i zgjidh me reagime emocionale por me logjike të ftohtë. Më ka pëlqyer mënyra si i ka përballuar përplasjet me Luizin i cili nuk ka limite në budallikun e tij. Loja e Luizit më ka pëlqyer por nuk duhet ta ekzagjerojë. E dëmton ndërhyrja në çdo detaj, një burrë i fortë është një burrë racional, flet aty kur duhet. Kristi është i ftohtë, racional, kërkon rregulla. Duhet ndarë logjika e lojës nga të qenurit qytetar dhe lojtar, aty ke dy role. Kristi nuk mund t’i përgjigjet lojës duke shkelur dinjitetin e tij, në këtë pikëpamje më ka pëlqyer. Nuk pres gjëra perfekte, të gjithë gabojmë dhe nuk dua t’i paragjykojë por duhet pak më shumë qytetari sepse duket si një luftë e tmerrshme që flejnë dhe zgjohen me kërcënime. Të tërheq por mund të bëhet më bukur. Neve shpesh akuzojmë popullin që janë të prapambetur, artistët bëjnë gjasmë sikur çfarë do populli, kjo është një karikaturë. Popullit duhet t’i ofrojmë zgjidhje, ide. Artistët kujtojnë se vetëm se janë në ekran mund të shesin çfarë të duan, harrojnë çfarë impakti ka në familjen e tyre. Unë po të isha aty brenda do të kisha turp të ofendoja një femër sepse më sheh vajza. Duhet të mendojnë që familjarët i shohin.