Celebrities Showbiz

John Travolta përkujton bashkëshorten e tij në ditën e saj të lindjes!

Aktori i njohur John Travolta pësoi një humbje të madhe ku bashkëshortja e tij, Kelly Preston ndërroi jetë në korrik të vitit 2020. Kelly, me të cilën John ishte martuar që nga viti 1991, humbi betejën e saj me kancerin e gjirit në moshën 57-vjeçare.

Ditën e kaluar aktori 67-vjeçar, me anë të një postimi në Instagram ndau një fotografi të bashkëshortes të tij Kelly Preston duke buzëqeshur në Festivalin e Filmit në Kanë 2018, ku ajo po promovonte filmin e tyre “Gotti”. Dita e djeshme do të kishte shënuar ditëlindjen e saj dhe John nuk mund ta linte anashkaluar. Krahas fotografisë ai shkroi:

Gëzuar ditëlindjen Kelly. Na mungon dhe të duam shumë.

 

Kelly Preston dhe John Travolta, punuan në disa filma së bashku. Përveç “Gotti”, ata aktruan së bashku në filmat “Battlefield Earth”, “The Experts” dhe “Old Dogs”. Çifti pati tre fëmijë së bashku, Jett, Ella dhe Benjamin. Jett ndërroi jetë në moshën 16-vjeçare në vitin 2009 pasi pësoi një krizë gjatë një udhëtimi familjar në Bahamas.

John Travolta, së fundmi ka folur për një bisedë private që bëri me djalin e tij, Ben, 10 vjeç, pas vdekjes së bashkëshortes. Aktori 67-vjeçar, i ftuar në emisionin e Kevin Hart, “Hart to Heart”, zbuloi se pas vdekjes tragjike të Kelly-t, ai u detyrua të bëjë një bisedë emocionale rreth vdekjes me djalin e tij.

Ai më tha një herë: “Pasi nëna ndërroi jetë, kam frikë se ti do të shkosh”. Unë i thashë: “Epo, është një gjë shumë e ndryshme”. Dhe pastaj i bëra dallimin në lidhje me jetëgjatësinë time dhe jetën e saj të kufizuar. Unë i thashë: “Por ti e di, Ben…ti gjithmonë do të vërtetën dhe unë do të të them të vërtetën për jetën. Askush nuk e di se kur do të shkojnë apo kur do të qëndrojnë. Vëllai yt Jett u largua në moshën 16-vjeçare. Shumë i ri. Nëna jote u largua në moshën 57-vjeçare”. Ishte shumë e re. Por kush do të thotë se mund të vdesë nesër? Çdokush mundet. Pra, le ta shikojmë atë si pjesë të jetës. Ju nuk e dini saktësisht se kur do të largoheni. Thjesht bëni më të mirën tuaj në përpjekjen për të jetuar sa më gjatë që mundeni.