Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Johnny Depp i ka idetë e qarta, dëshiron të rikthehet fuqishëm në botën e kinematografisë!

Duket se Johnny Depp e ka ndarë mendjen për t’u rikthyer për të bërë filma të mëdhenj në Hollywood si më parë. Aktori ishte në Festivalin e Filmit në Kanë për prezantimin e filmit “Jeanne du Barry”, në të cilin luan mbretin Louis XV. Një vit më parë Deep ishte në mesin e stuhisë për padinë kundër Amber Heard dhe rikthimi në punë dukej shumë larg, por mesa duket ai dëshiron të rikthehet në krye tani përsëri dhe të marrë atë që i takon.

Jashtë premierës në Kanë të “Jeanne du Barry”, fansat kërkuan autografe dhe shenja ku lexonin “Viva Johnny!” Në rrjetet sociale pritja ka qenë më e tensionuar. Mbështetësit e Heard u mblodhën rreth hashtagut #CannesYouNot, duke argumentuar se Kana, e cila është kritikuar për mirëseardhjen e burrave të akuzuar për sjellje të pahijshme, nuk duhet të kishte ftuar Depp.

Një burim i afërt me Johnny Depp tha për TMZ se aktori është serioz për t’u rikthyer në studio dhe për t’iu rikthyer xhirimeve. Faqja e internetit raportoi se ylli i “Pirates of the Caribbean” nuk doli për festë pas Festivalit të Filmit në Kanë.

Sipas raportimeve të TMZ, Depp nuk pranoi të shkonte në festat ku ishte ftuar pas ceremonisë, e gjithë kjo për të qenë në rregull të nesërmen që do të merrte pjesë në media, burimi konfirmoi se Johnny ka eksperimentuar mbi një evolucion për sa i përket prioritizimit të shëndetit dhe pushimit të tij.

Para Festivalit të Filmit në Kanë, Johnny Depp foli pak për gjyqin kundër Amberd Heard për AP, ishte një intervistë e shkurtër, por ai tregoi pak se sa katastrofike ishin ato ditë.

Asnjë moment nuk do të pendohem për asgjë nëse nuk i kam bërë diçka të tmerrshme dikujt, të cilën nuk e kam bërë. Nuk do të pendohem që më drejtuan në një rrugë të çuditshme gjatë asaj periudhe kohore, sepse mësova shumë më tepër për veten time. Asnjëherë të mërzitshme, por të pakëndshme, vite kurioze. arratisje. thashetheme, akuza. Kam lexuar shumë për Fatty Arbuckle, por nuk pashë ndonjë (Buster) Keaton që vinte drejt meje për të më shpëtuar.