Telenovela Johnny Depp – Amber Heard ka qenë një nga historitë më interesante të vitit 2022, pasi aktori u akuzua për keqtrajtim dhe abuzim seksual nga ish-gruaja e tij, por më pas u shpall i pafajshëm. Dyshja arritën një marrëveshje që do të thotë se aktori i “Pirates of the Caribbean” do të marrë një milion dollarë, dhe ai tani ka thënë se çfarë do të bëjë me paratë.
![](https://www.topalbaniaradio.com/v7/wp-content/uploads/2022/12/WhatsApp-Image-2022-12-21-at-18.23.12-2.jpeg)
Gjithçka duket se është rregulluar dhe pas marrëveshjes reciproke, aktorja ka rrëfyer për mediat se, pavarësisht sagës, ajo kishte ende ndjenja për Depp:
Po. Po. Absolutisht. Unë e dua atë.
![](https://www.topalbaniaradio.com/v7/wp-content/uploads/2022/12/220420155953-01-johnny-depp-amber-heard-file-2015-1.jpg)
Nga ana e tij, avokatët e Depp shpjeguan se çfarë do të bëjë ai me paratë. Në një deklaratë avokatët e Depp, Benjamin Chew dhe Camille Vasquez u shprehën se:
Ne jemi të kënaqur që zyrtarisht mbyllim derën e këtij kapitulli të dhimbshëm për zotin Depp, i cili e bëri të qartë gjatë gjithë këtij procesi se prioriteti i tij ishte nxjerrja në dritë e së vërtetës. Vendimi unanim i jurisë dhe gjykimi që rezultoi në favor të Depp kundër zonjës Heard mbeten plotësisht në fuqi. Pagesa prej një milion dollarësh – të cilat zoti Depp është zotuar dhe do t’i dhurojë për bamirësi – përforcon njohjen e zonjës Heard për përfundimin e ndjekjes rigoroze të sistemit ligjor për drejtësi.