Celebrities Gossip Showbiz

Jonida Vokshi rrëfen çastet e vështira gjatë lindjes së vajzës: “Doktoresha më thoshte se i ishte lidhur kordoni”

Momenti i lindjes është shumë i veçantë për çdo nënë. Por, sa e veçantë është dhe një çast shumë i vështirë, që nuk është e njëjtë për të gjitha.

Moderatorja Jonida Vokshi ka treguar në një intervistë se gjatë lindjes së vajzës së saj, Emit ka kaluar një moment shumë të vështirë, pasi jeta e të voglës ishte në dorën e saj.

Në momentin që Emi po tentonte të vinte në këtë botë dhe unë mes gjithë vështirësive për ta ndihmuar dëgjoj që doktoresha ime tha që Emit i ishte lidhur kordoni. Ishte e vështirë të dilte sepse ishte kordoni që e tërhiqte sërish dhe mbaj mend që doktoresha më thoshte se është gjithçka në dorën tënde.

Në kokën time non stop qarkullonte vetëm ideja a do të mundem. Aty kam kuptuar se çfarë do të thotë që jeta jote është më e parëndësishme. Por ja dola dhe kur e kam dëgjuar të qajë, të paktën ajo që kemi ne në dorë të bëjmë maksimumin. Thjesht na ngelet të shpëtojmë një njeri me aq sa mundemi. Kur e shoh tani jam njeriu më i lumtur në botë.

Kujtojmë se eksluzivisht për TAR, Jonida tregoi se do të jetë aktore në serialin më të ri “H.O.T”, të prodhuar nga Ermal Mamaqi.