Gossip Showbiz

Jonida Vokshi sapo na ‘qerasi’ me disa foto të ëmbla të vogëlushes së saj me rastin e 1-vjetorit!

18 qershori është një datë e shënuar për Jonida Vokshin dhe bashkëshortin e saj Besnik Krapi sepse sot e një vit më parë ata u bënë prindër të një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Emi. Herë pas herë ata publikojnë foto si një familje dhe vogëlushja e ka forcuar edhe më shumë marrëdhënien e tyre.

Pra, sot Emi ka ditëlindjen dhe mami Jonida është më e emocionuar se kurrë. Ardhja në jetë e Emit e ka ndryshuar rrënjësisht jetën e çiftit. Më rastin e 1 vjetorit moderatorja shumë e dashur për publikun ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për të voglën e saj.

Si sot para 1 viti, në 12.04 të pashë fytyrën për herë të parë, të dëgjova zërin dhe të ndjeva aromën. Që nga ky sekondë e përjetë jeton mama vetëm për ty Emushe! Zoti të bekoftë gjithë jetën për këtë lumturi të papërshkrueshme që i ke dhënë mamit dhe babit.

Momenti i lindjes është shumë i veçantë për çdo nënë. Por, sa e veçantë është dhe një çast shumë i vështirë, që nuk është e njëjtë për të gjitha. Rikujtojmë, se Vokshi ka treguar në një intervistë se gjatë lindjes së vajzës së saj, Emit ka kaluar një moment shumë të vështirë, pasi jeta e të voglës ishte në dorën e saj.

Jonida së fundmi ka provuar se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me vjehrrën e saj. Aq mirë shkojnë madje sa që Jonida duket se i shijon shumë edhe ushqimet e përgatitura nga ajo.