Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Ju na thoni grupin e gjakut ne ju themi llojin e çajit që duhet të pini!

Nëse ju pëlqen të pini çaj, për të pasur kënaqësi të plotë, është mirë të zgjidhni një kombinim të bimëve që përputhen me grupin tuaj të gjakut. Ndërkaq, mësoni se cili është çaji ideal për grupin tuaj të gjakut:

Grupi i gjakut A

Këta persona janë të prirur ndaj stresit. Për personat me këtë grup të gjakut është i mirë çaji i gjelbër tajlandez, çaj nga lulet e jaseminit të pastër apo me kombinimin e çajit të gjelbër Ying Hao. Rekomandohen edhe kalendula dhe trumza, të cilat ndikojnë shumë në këtë grup gjaku.

Grupi i gjakut B

Personat me këtë grup të gjakut kanë metabolizëm të ngadalshëm, janë të prirur ndaj sëmundjeve autoimune, obezitetit, letargjisë dhe ankthit. Prandaj, u duhet çaji i gjelbër, ose robiosi organik i njohur si bishtajore afrikane. Të mirë janë edhe çajrat e kuq pa aditivë që freskojnë dhe përmirësojnë qarkullimin.

Grupi i gjakut AB

Këta persona këshillohen të përqendrohen në lloje të caktuara të çajit të gjelbër, apo konsumimi i çajrave të verdha. Sugjerohet përzierja e çajit të gjelbër dhe çajit të mentës. Një kombinim i mirë është gjithashtu hithra me nenexhik.

Grupi i gjakut O

Personat që kanë grupin e gjakut zero duhet të shmangin qumështin dhe glutenin. Këta persona ia dalin me stresin, por si pasojë kanë dhimbje me stomakun. Sugjerohet të pinë çaj me bazë xhenxhefili. Një kombinim i shkëlqyer, siç thuhet nga “Natural health and beauty”, është një përzierje e xhenxhefilit dhe çajit të pastër japonez Sancho.