Auto & Moto

Ju njohim me motoçikletën e re elektrike, ‘Experia Green Tourer’!

Kompania italiane ‘Energica’ e specializuar për makinat sportive, ka prezantuar motoçikletën e re elektrike të quajtur Experia Green Tourer. ‘Energica’ e prodhuar në Modena, ka “zemër italiane”. Aktualisht në ofertë ka një sërë motoçikletash sportive elektrike përfshirë modelin Eva EsseEsse9, Eva Ribelle dhe Ego. Experia Green Tourer, sjell një dizajn plotësisht të ri në motorin e ri të zhvilluar. Gjithçka është ideuar që të ketë peshë më të vogël.

Motoçikleta është e pajisur me bateri me kapacitet prej 22.5 kWh, që është më e madhe në raport me bateritë e tjera të motoçikletave elektrike. Kjo bateri i mundëson shoferit që me vetëm një mbushje të përshkojë 420 kilometra. Mbushja e baterisë mund të realizohet përmes mbushësit të shpejtë DC prej 24 kW, ku bateria nga 0-80% të kapacitetit mbushet për vetëm 40 minuta. Experia ka 100 kuaj-fuqi, që janë të mjaftueshme që motoçikleta të arrijë shpejtësinë maksimale prej 180 kilometra në orë.

Sjellim në vëmendje se një nga shqetësimet më të mëdha për makinat elektrike është se bateritë do të kenë nevojë të zëvendësohen pas disa vitesh, me shpenzime të mëdha. Por një studiues i Tesla-s po përgatitet që këtë ide ta bëjë realitet. Të apasionuarit pas Tesla-s ka të ngjarë të kenë dëgjuar tashmë për Jeff Dahn. Ai është profesor në Universitetin Dalhousie dhe ka qenë partner kërkimor me Tesla që nga viti 2016.