Design

Ju prezantojmë me shtëpinë e frymëzuar nga “Winnie The Pooh”!

Shtëpia e frymëzuar nga “Winnie The Pooh” është tani në dispozicion në kompaninë amerikane që mbulon pasuritë e paluajtshme në 220 shtete dhe 1200 qytete, Airbnb, e ndërtuar pikërisht në pyllin Ashdown, në juglindje të Anglisë, e famshme për frymëzimin e saj në përrallën kaq të dashur për fëmijë. Ky krijim është pjesë e festimeve të 95-vjetorit të arushit të famshëm dhe të dashur, Winnie Pooh.

Prona e quajtur Bearbnb, ndodhet në Pyllin Ashdown dhe është frymëzuar nga përrallat origjinale të A.A. Milne. E pajisur me dy akomodime të pavarura, Bearbnb mund të strehojë katër mysafirë në të njëjtën kohë, duke u dhënë fansave mundësinë të zhyten në botën ikonike të Winnie The Pooh dhe miqve të tij. Akomodimi në Bearbnb dhe e gjithë përvoja, e rezervueshme vetëm në platformën Airbnb, janë të përshtatura për Winnie dhe aventurat e tij së bashku me Piglet, Tigrin dhe të gjithë miqtë e tyre.

Rregullat e shtëpisë lejojnë të bësh një sy gjumë dhe inkurajojnë ushqime të “diçkaje të vogël” në orën 11 të mëngjesit. Shtëpia do të jepet me qira në 24 dhe 25 Shtator për rreth 130 dollarë në natë. Rishikimet e Airbnb do të përdoren për të marrë parasysh qiramarrësit për çdo natë, sipas njoftimit.
Fatkeqësisht për ata jashtë Mbretërisë së Bashkuar, vetëm banorët do të kenë të drejtë të prenotojnë, duke filluar nga 20 Shtatori, thuhet në njoftim.

Rikujtojmë se, ka një valë pozitiviteti, argëtimi dhe harmonie edhe pas asaj situate që përfshiu të gjithë globin. Gjërat po shkëlqejnë në industrinë e dizajnit. Në të gjithë botën, krijuesit po shkojnë më shumë drejt ngjyrave dhe modeleve të guximshme. Pikturat murale dhe instalimet e ndryshme, qoftë edhe ambientet e reja që krijohen janë shumë larg estetikës së përmbajtur, minimaliste që ka dominuar për shumë kohë, në shumë vende kohët e fundit.