Fashion

Ju prezantojmë syzet më stil të sezonit të verës!

Mes aksesorëve të modës që dëshirojmë më shumë për stinën që po afron janë edhe ato: syzet e diellit. Me siguri që sa herë shihni një palë syze dielli të lezetshme, doni t’i blini. Me verën afër, një palë syze stil janë ato që na duhen për t’i kombinuar më veshjet tona.

Nga modelet elegante, klasike, moderne, ekstravagante, ekziston një stil për të gjithë. Vetëm pak kohë më parë u njohëm me getat e grisura që ishin trendi më i çuditshëm nga marka e njohur Gucci, por këtë herë kemi të bëjmë me syzet.

Gucci është i njohur për përcaktimin e trend-eve të ndryshme, por nuk jemi të sigurt nëse edhe ky i fundit do të kthehet në trend. Shtëpia e modës ka nxjerrë në shitje një palë ‘syze kokëposhtë’ që kushtojnë 470 paundë. Syzet në formë sy maceje të rrumbullakosura dhe me cepa anash ishin të njohura që në vitet ‘50 dhe ’60, por janë rikthyer në modë gjatë viteve të fundit.

Ndërkaq, hidhini një sy syzeve më stil të sezonit dhe të përballueshme gjithashtu për t’u blerë nga të gjithë:

BUTABY

amazon.com

$15.95

MUSE

glassesusa.com

$43.00

YOSHYA

amazon.com

$8.59

LONDON CALLING

lulus.com

$15.00

SOUK + SEPIA

soukandsepia.com

$29.00

BP

nordstrom.com

$10.00

ASOS DESIGN

us.asos.com

$14.50

CARRINGTONCOMPANY

etsy.com

$40.00

UNBRANDED.

rebdolls.com

$12.98

MUSE X HILARY DUFF

glassesusa.com

$39.00

Ndërkaq, rikujtojmë se sipas studiuesve nga 304 mostra të marra nga pacientët me COVID-19 në Uttar Pradesh në Indi u zbulua se prej tyre 58 njerëz mbanin syze me numër gjatë ditës. Duke krahasuar të dhënat ata dolën në konkluzionin se ky grup njerëzish kishin 2.8 herë më pak gjasa të infektoheshin nga koronavirusi.