Aktualitet

Kush mban syze, më pak gjasa të preket nga COVID-19!

Sipas studiuesve nga 304 mostra të marra nga pacientët me COVID-19 në Uttar Pradesh në Indi u zbulua se prej tyre 58 njerëz mbanin syze me numër gjatë ditës. Duke krahasuar të dhënat ata dolën në konkluzionin se ky grup njerëzish kishin 2.8 herë më pak gjasa të infektoheshin nga koronavirusi.

Sipas autorit të studimit Amit Kumar Saxena një arsye mund të jetë prekja ose fërkimi i syve si një mënyrë e transmetimit të virusit duke shtuar se virusi mund të kalojë nga lëngjet trupore që mbrojnë syrin, në pjesën e sipërme të fytit dhe më tej në mushkëri. Tek njerëzit që mbajne syze kjo ndodhë më pak pasi nuk kanë tendencë të prekin shumë sytë.

Studimi bazuar në raportimet e pacientëve nëse përdorin syze apo jo si dhe në obserbimet klinike ende nuk ka marrë miratimet e nevojshme.  Autorët theksojnë se numri i pacientëve të testuar ishte relativisht i vogël dhe studimi u bë në një periudhë të shkurtër. Pacientët ishin me moshë 10 deri në 80 vjeç dhe asnjë prej tyre nuk ishte sëmurë rëndë me koronavirus.