Celebrities Gossip Showbiz

Julia Roberts dhe bashkëshorti i saj Danny Moder festojnë sot 21-vjetorin e martesës!

Julia Roberts dhe bashkëshorti i saj Danny Moder festojnë sot 21-vjetorin e martesës dhe me rastin e kësaj dite, ylli 55-vjeçar postoi në Instagram një foto super romantike.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Julia Roberts (@juliaroberts)

Çifti u takua në xhirimet e filmit “The Mexican” dhe u martuan dy vjet më vonë, më 4 korrik 2002. Ata kanë tre fëmijë së bashku, binjakët Phineas dhe Hazel 18-vjeç dhe Henry-n 16-vjeç. Roberts deklaroi për bashkëshortin e saj se ai është personi i saj i preferuar.

Julia Roberts u bë aktore në vitet 1980 me paraqitjen e saj në filmin e nominuar për Oscar “Steel Magnolias”, por shpërthimi i saj i vërtetë në industrinë e filmit erdhi në vitin 1990, kur ajo luajti së bashku me Richard Gere në hitin e madh “Pretty Woman”, duke e kthyer atë në një yll të kinemasë botërore. Ndër filmat e saj më të famshëm mund të përmendim “The Pelican Brief”, “My Best Friend’s Wedding”, “Runaway Bride”, “Notting Hill”, “Eat, Pray, Love”, “Mona Lisa’s Smile” dhe “Erin Brokovich” për të cilën ajo fitoi një Oscar.