Celebrities Gossip Showbiz

Justin Timberlake shfaqet për herë të parë në publik pas rrëfimit tronditës të Britney Spears!

Justin Timberlake u pa në publik për herë të parë që kur ish-partnerja e tij, Britney Spears bëri zbulime shpërthyese për të në librin e kujtimeve, “The Woman In Me” teksa ai shkoi në Cabo të Meksikës për një pushim familjar. Këngëtari, 42 vjeç, i cili u detyrua të ndalonte komentet në Instagram për shkak reagimeve pas deklaratave të Spears, dukej në humor të mirë teksa mbërriti me avion privat.

Timberlake kishte veshur një bluzë të bardhë, pantallona, një kapele bejsbolli dhe atlete në daljen e parë që nga publikimi i librit të Britney-t. Ai u pa duke përqafuar djalin Phineas, tre vjeç, ndërsa hipi në një makinë – ai është gjithashtu baba i djalit Silas, 8 vjeç, me gruan Jessica Biel, 41 vjeçe.

Ylli u pa mes disa javësh të trazuara ku Spears zbuloi se ajo kishte një abort sepse ai ‘nuk donte të bëhej baba’ dhe pretendonte se e tradhtoi atë gjatë romancës së tyre trevjeçare nga 1999-2002. Ndërsa Timberlake nuk i është përgjigjur publikisht asnjë prej pretendimeve që Spears bëri në librin e saj, i cili u botua të martën, ai i çaktivizoi komentet në Instragram.

Një burim i tha PageSix se vendimi ishte marrë për shkak të ‘të urrejtjes dhe komenteve të neveritshme që njerëzit po thoshin’, e cila vjen disa ditë pasi burimet pohuan se ai nuk ishte ‘i kënaqur’ me zbulimet e Spears në libër. Timberlake nuk ka postuar në Instagramin e tij për gati një muaj, që kur kënga e tij e ribashkimit me NSYNC – “Better Place” – u publikua më 29 shtator.

Britney pretendon në libër se ajo kishte një abort kur ishte vetëm 19 vjeçe, sepse ai nuk ishte gati të bëhej baba aq i ri.

“Ishte një surprizë, por për mua nuk ishte një tragjedi. E doja shumë Justinin. Gjithmonë kam pritur që një ditë të kemi një familje së bashku”, ka shkruar Britney.

“Kjo do të ishte shumë më herët se sa e kisha parashikuar. Por Justin definitivisht nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, se ishim shumë të rinj”, shtoi ajo.

“Nëse do të ishte lënë vetëm në dorën time, nuk do ta kisha bërë kurrë. E megjithatë Justin ishte aq i sigurt se nuk donte të bëhej baba”, shkruan Spears.

Në fillim të kësaj jave, një burim i tha DailyMail, se “Justin nuk ka kontaktuar fare me Britney për asnjë nga këto dhe ai nuk do ta bëjë sepse nuk ka asgjë që mund t’i thotë asaj”.