Aktualitet Celebrities Ndryshe

Ka shpresa që opozita të marrë formën e saj të duhur sërish? Përgjigjet deputeti i PD-së në TAR Dashnor Sula!

Sot i ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula. Ai ka zbuluar më shumë detaje jo vetëm nga profesioni i tij por edhe nga jeta personale dhe sigurisht politika pra një intervistë ndryshe. Duke marrë parasysh edhe situatën me të cilën po përballet Partia Demokratike tani së fundmi, a mendon deputeti se po shkatërrohet PD?

Fatëkeqësisht situata dhe gjendja ku ndodhet Partia Demokratike dhe veçanërisht opozita në tërësi është për të ardhur keq dhe unë e kam thënë madje edhe në Parlament që në shkatërrimin po themi që nuk ka përfunduar akoma, shpresoj të mos ndodhë një gjë e tillë kanë të gjithë kontribut, jo demokratët por drejtuesit e partisë ndër vite dhe duke filluar nga zoti Berisha që sot është lideri historik, zoti Basha apo njerëzit e afërt të tyre edhe padiskutim kontributi i zotit Rama dhe i maxhorancës që ta shohi “në hell” po përdor termin popullor të digjet, është e rëndë. 

Ka shpresa që opozita të marrë formën e saj të duhur?

Një fjalë e urtë popullore është “Shpresa vdes e fundit” që do të thotë se çdo gjë ka të bëjë në lidhje me mendjen. Nëse mendje të qeta do të kthjellohen, nga zoti Berisha i pari dhe kam këmbëngulur gjithmonë dhe kam thënë zgjidhje nuk është zoti Berisha përpara për të vazhduar për ta sjellë opozitën por është edhe zgjidhje se pa zotin Berisha prapë nuk ka zgjidhje, pse? Vetë Berisha ka shumë mbështetës dhe ndjekës të cilët nuk duhet t’i humbësh. Kthjelltësia dhe sakrifica që duhet të bëjë zoti Berisha duhet ta bëjmë të gjithë të tjerët, të gjithë ne nga pak. Bën të mundur që të krijohet ajo fryma pastaj, shpresa dhe oferta që do t’i bësh shoqërisë shqiptare. Opozita duhet të ishte në formën e një konfederate po themi ku secili opozitar apo parti e vogël opozitare të kishte dhe pavarësinë e vet.