Bota Botë e Çuditshme

Kaliforni, qielli ndriçohet nga objekte misterioze!

Banorët në jug të Kalifornisë kanë mbetur të shokuar nga një pamje misterioze, ku disa objekte me vija ndriçuan qiellin gjatë natës. ‘Rripat’ e ndritshëm u vunë re rreth orës 1:30 të mëngjesit të së martës. Përdoruesit në internet raportuan se e kishin parë atë në të gjithë rajonin, nga Temecula, qarku Orange, Los Angeles dhe më gjerë.

Shumë prej tyre madje morën guximin, të japin përgjigje për origjinën e dritave që ndriçuan qiellin. Disa spekulonin se është e mundur të ketë qenë meteor apo kometë ndërsa të tjerë pretendonin se bëhej fjalë për pasojat e shpërthimit të raketës Falcon 9 të SpaceX që u ngrit në qiell nga Vandenberg.