Celebrities Gossip Showbiz

“Kam frikë se vdes…”/Bebe Rexha tregon arsyet se pse nuk kryen ndërhyrje për t’u dobësuar!

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha, ka folur edhe një herë për çështjet e peshës së saj në një intervistë të fundit për revistën “Rolling Stone”. Përkundër faktit që shpesh është kritikuar për kilogramët e tepërt, Rexha nuk ka preferuar kurrë të bëjë ndonjë ndërhyrje kirurgjikale për t’u dobësuar. Bebe ndërkaq tha se:

Unë mund të përballoja një liposukcion apo ndërhyrje në gjoks, por tani jam e tmerruar nga ajo gjë. Nuk jam kundër, ke hequr qafe barkun, ke bark të sheshtë, kjo është e mahnitshme për mua dhe jam xheloze për këtë. Por unë jam tipi i personit që kam frikë se nëse shkoj të bëj një operacion, do të vdes në krevatin e kirurgjisë. Nuk mund ta bëj. Unë kam një frikë të madhe nga çdo gjë kirurgjikale.

Vitin e kaluar Bebe deklaroi se vuan nga sindroma e vezoreve policistike. Sindroma e vezoreve polikistike (PCO-S) është një çrregullim hormonal i shpeshtë tek gratë në moshën riprodhuese, e cila si efekt anësor ka shtimin në peshë. 33-vjeçarja prej kohësh ka shprehur se pesha e tepërt e saj vjen si pasojë e kësaj sindrome.

Rikujtojmë, se Rexha është shpallur si artistja femër që ka qëndruar më gjatë në top listat e Billboard, për zhanret “Country” dhe “Dance/Electronic”. Këto rekorde vijnë falë dy këngëve të saj shumë të suksesshme, “Mean to be” në bashkëpunim me Florida Georgina Line dhe “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guetta. Albumi i këngëtares menjëherë pasi ka dalë në shitje, ka filluar të ngjitet lart në top listat ndërkombëtare të muzikës. Aktualisht ai renditet si albumi i pestë më i shitur në nivel global, sipas matësit të platformës muzikore iTunes.