Back to the Beginning Celebrities Music Showbiz

“Kam spikatur…”/Si ka nisur karriera e Mira Konçit në botën e muzikës?

E ftuar në emisionit “Back to the Beginning” me Kozeta Kurtin ka qenë artistja e njohur, Mira Konçi. Këngëtarja shumë e dashur e publikut është larguar prej rreth 1 dekade nga skena shqiptare, por edhe nga vendi, duke u shpërngulur në SHBA. Por në një intervistë ekskluzive në Top Albania Radio ajo ka zbuluar detaje nga karriera e saj si nisi gjithçka dhe jo vetëm…

Me mua është çështje fati por mendoj se edhe duhet të ndodhte. Që e vogël kam qenë një aktiviste “e çmendur” në Shtëpinë e Pionierit të lagjes nr. 4 me Jorgo Papingjin drejtor atëherë. Doja të merrja pjesë në të gjitha kurset mundësisht sepse e ndieja që kisha diçka brenda vetes dhe spikasja në çdo kurs, në çdo rreth kënge, kitare, kam qenë në flaut dhe në balet. I çudisja me hapat dhe detajet. Asistoja dhe vetë zyshën. 

Më tej ajo ka treguar se:

Pas ecurisë në Shtëpinë e Pionerit, me kurse pafund dhe me koncerte, aktivitete, festivale. Pastaj erdha në shkollën e mesme dhe duke qenë se dija t’i bija pak kitarës dhe këndoja materiale në anglisht. Zysha ime e anglishtes në atë kohë më propozoi të shkoja dhe të merrja pjesë në shkollën Qemal Stafa si e ftuar nga Shkolla e Mesme Ekonomike, për të marrë pjesë me këto dy numra, “Let it Be” dhe “Yesterday” duke i rënë kitarës. Aty aktiviteti i Qemal Stafës u pa nga Gjergj Leka, kompozitori i famshëm në atë kohë por edhe sot. Ishte fat i madh që Gjergji kur dëgjoi programin e Qemal Stafës ku edhe unë isha pjesëmarrëse më spikati dhe më tha që duhet të flasim. Aty filloi…