Botë e Çuditshme

Kanë jetuar në Egjipt 41 milionë vjet më parë, zbulohen eshtrat e fosilizuara të një balene!

Arkeologët kanë zbuluar së fundmi disa eshtra balene të fosilizuara që mendohet se kanë jetuar në Egjipt 41 milionë vjet më parë. Balena u emërua ‘Tutcetus Rayanensis’, sipas faraonit Tutankhamun. Paleontologët vlerësojnë se balena ishte 2.5 metra e gjatë dhe peshonte 187 kilogramë.

“Ky është regalosaurusi më i vogël që është zbuluar deri më sot dhe është një nga ekzemplarët më të vjetër të kësaj specie në Afrikë,” thotë AUC në një njoftim. Fosilet u gjetën në një zonë të Egjiptit që dikur ishte e mbuluar nga uji i detit. Zona njihet gjerësisht si “Lugina e Balenave” dhe përmban fosile “të paçmuara”, sipas UNESCO-s.

Në gusht 2021, arkeologët egjiptianë kishin zbuluar aty pranë fosilin e një specie amfibe balene që daton 43 milionë vjet më parë. Ndërsa në vitin 2018, studiuesit zbuluan skeletin më të vjetër të dinosaurëve në Afrikë, i cili vlerësohet të ketë jetuar 75 milionë vjet më parë.

Shkencëtarët zbuluan së fundmi fosilet e një balene të hershme në Peru të quajtur “Perucetus colossus”, që jetoi rreth 38-40 milionë vjet më parë gjatë epokës së Eocenit. Bëhet fjalë për një krijesë 20 metra e gjatë dhe me një masë që mund të arrinte 340 tonë.