Gossip Showbiz

Kim Kardashian firmos divorcin me Kanye West?!

Atë që përflitej prej kohësh, “New York Post” e jep për të sigurtë: “Kim Kardashian kërkon divorcin nga Kanye West”. Sipas gazetës amerikane, Kim hodhi një hap konkret duke depozituar dokumentet e ndarjes përmes avokates Laura Wasser. Prej fillimit të lidhjes 9-vjeçare, çifti që është mes më të pasurve në botë tërhoqi vëmendje.

Kim cilësohet “ylli” i televizionit amerikan ndërsa përveçse si reper, Kanye njihet dhe si sipërmarrës. Bashkë janë prindër të North, Saint, Chicago e Psalm. Mediat raportojnë për divorc miqësor. Referuar “TMZ”-së, Kim ka kërkuar kujdestarinë e fëmijëve e Kanye duket dakord.

Muajt e fundit marrëdhëniet mes tyre u tensionuan dhe po jetojnë të ndarë. Kandidatura e Kanye-t për kreun e Shtëpisë së Bardhë i ndërlikoi më tej raportet ndërsa ai iu referua mamasë së Kim-it, Kris Jenner si “Kris Jong-Un” referuar liderit koreano-verior, një etiketim, të cilin 40-vjeçarja nuk e kaloi lehtësisht. Madje ishte gati të kërkonte divorc të menjëhershëm por u tërhoq nga një episod bipolariteti nga ana e bashkëshortit.