Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian thyen heshtjen dhe zbulon arsyen e vërtetë të divorcit me Kanye West

Kohët e fundit, Kim Kardashian ka qënë në qendër të vëmendjes të mediave që pas divorcit të saj me Kanye West. Në episodet e fundit të serialit të famshëm “Keeping up with the Kardashians”, Kim ka zbuluar shumë nga sekretet e saj të pathëna më parë.

Duket se tani, ylli i showbiz-it ka menduar të flasë dhe për arsyen që vendosi të zyrtarizonte divorcin e bujshëm me ish-bashkëshortin e saj. Ajo i ka treguar nënës së saj, Kris Jenner se:

Asnjëherë nuk kam menduar se isha e vetmuar. Gjithmonë kam menduar se isha shumë mirë. Mund të kem thjesht fëmijët e mi dhe lëvizjet e bashkëshortit tim nga vend në tjetrin dhe unë jam në këtë rrugëtim me të. Dhe isha shumë në rregull me këtë gjë. Por pasi bëra 40-vjeçe këtë vit, kuptova se jo. Nuk e dua një bashkëshort që jeton në një shtet komplet tjetër. Mendova ‘kështu shkojmë më mirë’, por më vonë kjo ishte e trishtueshme për mua. Dhe kjo nuk është ajo që dua.

Ndër të tjera ajo ka treguar se çfarë kërkon nga partneri i saj që do të ketë në të ardhmen.

Unë dua dikë që të kemi të njëjtat mendime. Unë dua dikë që do të punojë me mua. Janë gjërat e vogla. Unë kam gjithë gjërat e mëdha. Kam gjithë ekstavagancën, çdo gjë që mund të kërkosh. Dhe jam shumë mirënjohëse për gjithë ato eksperienca, por mendoj se jam gati për eksperiencat e vogla, që mendoj se do të thonë shumë.

Kim ka shtuar se tashmë nuk do të nxitojë më në marrjen e vendimeve të mëdha apo ndryshimeve në jetën e saj dhe se dëshiron të punojë në përmbushjen e vetvetes.

Mesa duket, Kim ka arritur të mbajë një raport të mirë me ish-partnerin e saj, Kanye, dhe kjo ka bërë fansat paksa konfuzë. E njëjta gjë vlen të thuhet dhe për pjesën tjetër të familjes Kardashian-Jenner.

Megjithatë, divorci dhe skandalet mediatike, nuk e kanë ndaluar Kim që të vijë me një projekt të ri, me të cilin nuk e kishim parë kurrë më parë.