Celebrities Gossip Showbiz

Kanye West në një lidhje të re?

Kim Kardashian dhe Kanye West janë një nga ish-çiftet më të përfolura të momentit. Ndërkohë që, Kim ka uruar ditëlindjen e ish-it të saj në rrjete sociale, ai u pa me ish-të dashurën e Bradley Cooper, Irina Shayk.

Në disa foto të publikuara nga mediat e huaja, Kanye dhe Irina shihen në peizazhin e bukur të Francës. Ata qëndruan atje në një hotel ku shkojnë shumë figura publike dhe artistë të ndryshëm. Kështu, duket se Kanye nuk po përpiqet të fshihet aspak dhe është vërtet krenar për zgjedhjen e radhës.

Këto foto vijnë vetëm një ditë pasi Kanye festoi 44-vjetorin e tij. Ndërkohë, që ish-kunata e tij, Khloe Kardashian e uroi përzëmërsisht atë, ai duket se e ka festuar ditëlindjen me të dashurën e re.

Megjithatë, asgjë s’është konfirmuar ende. Por ka aludime se në një kohë që Kim po flet për Kanye në episodet e “Keeping Up With The Kardashians”, ai ia ka lënë gjithçka së shkuarës.