Celebrities Gossip

Kate Middleton dhe Princi William kërkojnë falje publike, por pse?!

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit aktualisht po shijojnë një udhëtim emocionues dy-ditor në Skoci. Ata tashmë kanë vizituar një shkollë fillore dhe një grup të menaxhimit të strehimit dhe kanë bërë një vizitë në Universitetin e Glasgow.

Por në fund të ditës së parë në veri të kufirit dje, William dhe Kate postuan në llogarinë e tyre në Twitter për të kërkuar një falje të rrallë por të përzemërt. Gjatë vizitës së tyre në universitet, ata takuan disa studentë dhe dashamirës të tjerë që dolën t’i takonin. Por duket se ishin aq shumë, saqë çifti nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për t’i përshëndetur të gjithë. Në një postim në Twitter së bashku me një video të tyre në universitet, çifti tha:

Sa shumë studentë! Ndjesë nëse nuk mundëm t’ju takojmë.

Sot, angazhimet e tyre në Skoci vazhdojnë me fokusin më të madh në temën e shëndetit mendor. Ndërkohë, edhe dje, William bëri shaka për Kate kur ata vizituan një shkollë ku ajo përqafoi një fëmijë, këndoi së bashku me fëmijët dhe foli me nxënësit.

Ata vizituan shkollën fillore St John’s në Port Glasgow, ku morën pjesë në një sesion ‘Rrënjët e Empatisë’. Më vonë, çifti takoi njerëz të ndihmuar nga grupi i strehimit, kujdesit dhe menaxhimit të pronës Wheatley Group në një nga vendet e organizatës në zonën Kennishead të Glasgow.