Celebrities Gossip Showbiz

“Kce kce” nga Majk dhe Gjiko arrin plot 5 milion klikime pak ditë pas publikimit!

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. Disa prej tyre na kanë paralajmëruar se do të vijnë në bashkëpunim e së fundmi dy repera shumë të njohur kanë lansuar surprizën e tyre. Bëhet fjalë për Gjiko dhe Majk.

‘Kce kce’ quhet projekti i tyre më i ri që ka vetëm 13 ditë nga publikimi dhe ka arritur të numërojë mbi 5 milion klikime, një sukses ky shumë i madh edhe pse i pritshëm nga dy artistë si ata. Këtë e ka bërë me dije vetë Majk me anë të një Instastory ku ka treguar suksesin e bashkëpunimit të dyshes.

Ndërkohë jemi vetëm në fillim të sezonit veror dhe shumë bashkëpunime të tjera na presin…

Teksa, këtë të premte reperi i shumëpërfolur Gjiko është i ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj “Më lër të flas”. Kjo është intervista e parë e artistit pasi ka qenë shumë i komentuar së fundmi për skandalin e mashtrimit dhe abuzimit seksual me një të mitur.

Majk nga ana tjetër pritet të sjelli dy bashkëpunime, një me Bardhin teksa na ka zbuluar se në videoklipin e tyre do të kenë protagoniste modelen seksi Kejvina Kthella dhe një me mikun e tij, reperin e njohur Ghetto Geasy.