Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Kemi etje menjëherë pasi kemi konsumuar diçka të ëmbël, ja përse ndodh kjo!

Pasi kemi konsumuar diçka të ëmbël ne kemi etje dhe ka një shpjegim shkencor për këtë. Kur ne konsumojmë sheqer, ai fillimisht shkon në stomak dhe më pas kalon në gjak, shpjegon Caroline Apovian, profesore në Departamentin e Endokrinologjisë, Diabetit dhe Ushqyerjes në Universitetin e Bostonit.

Pasi hyn në gjak, rrit nivelet e glukozës dhe qelizat lëshojnë ujë për të rivendosur ekuilibrin në përbërjen e gjakut. Ndërsa qelizat humbasin ujë, truri merr “sinjalin” dhe na paralajmëron të rrisim nivelet e hidratimit të trupit tonë, duke intensifikuar dëshirën për ujë.

Rikujtojmë, se falë hulumtimit 9-vjeçar, shkencëtarët më në fund kanë zbuluar se si saktësisht sheqeri “ushqen” kancerin dhe e bën edhe më vdekjeprurës. E gjitha reduktohet në mekanizëm në të cilin qelizat e kancerit e metabolizojnë sheqerin.

Pothuajse të gjitha qelizave në trup u nevojitet energjia dhe deri te energjia arrijnë nëpërmjet sheqerit në ushqimin të cilin e hamë. Qelizave të kancerit gjithashtu u nevojitet sheqeri në mënyrë që të rriten. Mirëpo, ato marrin dhe glukozë dukshëm më shumë sesa marrin qelizat e shëndetshme, si edhe shpejtësinë me të cilën fermentizojnë glukozën në thartirë qumështi.

Që konsumimi i tepërt i sheqerit është i dëmshëm për shëndetin, kjo dihet. Së fundmi, studiuesit e Columbia University në Nju Jork kanë publikuar në revistën shkencore “Cell” një studim, që tregon, se si influencon sheqeri mikrobiomën e zorrës së trashë tek minjtë e kjo madje me pasoja për sistemin imunitar. Në zorrën e trashë jetojnë bakteret, që janë përgjegjëse për rritjen e qelizave të caktuara të imunitetit, të ashtuquajturat qeliza ndihmëse T, ose më saktë qelizat Th17.