Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati ka dy fjalë për kolegët e saj: “Të qenit mendjemadh e fodull nuk të bën më të suksesshëm!”

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

E artistja sigurohet që të qëndrojë sa më afër ndjekësve të saj dhe me aktivitetin në rrjete sociale dhe postime shpeshherë dhe shumë ‘funny’. Më i fundit ishte një deklaratë paksa ‘thumbuese’ për disa nga kolegët e saj, të cilëve ka zgjedhur t’i drejtojë disa fjalë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe pse ende nuk e dimë se cilëve në veçanti.

Në të gjithë botën, gjithë artistët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin si artistikisht, si nga ana njerëzore. Më vjen keq të them që tek ne kjo ndodh në nota minimale, gati-gati inekzistente. Të qenit mendjemadh, fodull ndaj kolegëve nuk të bën kurrë më të suksesshëm. Të gjithë artistët jemi koshientë për ecurinë e këngëve tona dhe gjithë ‘fryerjeve’ që i bëni këngëve! Nuk fitoni asgjë, maksimumi një datë ekstra në Golem… Suksese këtë verë zogj!

Artistja nuk ka aspak kohë të pushojë edhe pse ky vit sapo ka nisur dhe këtë e ka treguar duke paralajmëruar se do të sjellë këngë të reja e ndër to është një surprizë që ka përgatitur për ndjekësit e saj dhe mban titullin ‘TQR’ (Te Quiero Ronela). Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ajo na ka zbuluar pak nga videoklipi i këngës dhe datën e publikimit.