Showbiz

Kevin Spacey akuzohet për sulm seksual nga 30 meshkuj

Kevin Spacey është në tjetër personazh i famshëm në Hollywood i cili po përballet me akuza të rënda për ngacmime seksuale.

Fituesi i çmimit “Oscar” është akuzuar nga më shumë se 30 meshkuj me të cilët ai ka pasur kontakt që nga fillimi i karrierës së tij e deri tani.

Akuzat më të fundit përkojnë me 5 ngacmime seksuale dhe 1 përdhunim nga meshkuj të ndryshëm në Londër dhe Gloucester. Akuza më e komentuar ka ardhur nga kolegu i tij aktor Anthony Rapp i cili pretendon se është ngacmuar seksualisht në vitin 1986 kur ai ishte 14-vjeç ndërsa Spacey 26.