Gossip Health & Beauty

Khloe Kardashian flet hapur për problemet me gjumin: “Tymos kanabis…”!

Khloé Kardashian është treguar e hapur në lidhje me problemet me gjumin dhe disa nga zgjidhjet që ka gjetur për këtë problem. Ndër të tjera, ylli televiziv pranoi se konsumon kanabisin, ndonëse e urren në të njëjtën kohë.

Është e vështirë për mua të fle. E bëj telefonin ‘silent’ dhe e kthej nga ana tjetër që drita të mos më bezdisë. Pi çaj dhe mund të them se tymos kanabis. Në fakt, e kam inat kanabisin, e urrej ndjesinë që më lë, por nisa ta përdorja gjatë natës dhe më vendoste në gjumë.

Studimet e kryera për kanabisin janë epaksa të limituara dhe subjektive, duke e bërë të paqartë nëse efekti është placebo, apo afatgjatë. Efekti placebo ndodh kur shëndeti fizik ose mendor i një personi duket se përmirësohet pas marrjes së një trajtimi mjekësor. Placebo i referohet një trajtimi që duket real, por është krijuar për të mos pasur asnjë përfitim terapeutik.

Sipas një studimi të kryer në Kanada, përdorimi i kanabisit mjekësor është rritur, për shkak se ndihmon me pagjumësinë dhe sfidat për një gjumë më të mirë. Pacientë të ndryshëm raportuan se përdornin kanabis mjekësor (ose jo) për të trajtuar simptoma të ndryshme, duke nisur që nga çrregullimi primar i gjumit, deri tek ato dytësore, që lidhen me gjendje psikiatrike, ose fizike.

Një tjetër avantazh i kanabisit mjekësor është se nuk ka efekte anësore të padëshiruara. Kanabisi përmban THC dhe CBD, kanabinoide të cilat kanë ngjallur shumë interes në botën farmaceutike, pasi THC vepron në receptorët e sistemit nervor qendror dhe shton dëshirën për gjumë, si dhe rrit kohën e gjumit. Nga ana tjetër, CBD, ka një efekt stimulues dhe qetësues, duke rritur gjithashtu kohën e gjumit dhe duke ulur në të njëjtën kohë shpeshtësinë e zgjimit gjatë natës. THC është elementi që shkakton edhe gjendjen euforike të krijuar nga përdorimi i kanabisit, ndërsa CBD ka efekte thjesht qetësuese.