Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian vjen me një ndjesë publike për familjen e saj, shkak Kanye West?!

Së fundmi, ylli televiziv Kim Kardashian i ka kërkuar falje familjes së saj për mënyrën sesi ish-bashkëshorti i saj Kanye West i trajtoi ata në sytë e publikut. Themeluesja e ‘Skims’ tha së fundmi në episosin “The Kardashians” të Hulu se ajo nuk do ta mbronte më reperin dhe nuk do të lejonte askënd t’i trajtonte më të dashurit e saj në atë mënyrë.

Kim u ul me nënën Kris Jenner, motrat Kourtney Kardashian, Khloé Kardashian dhe Kendall Jenner, të dashurin e Kris, Corey Gamble dhe  Travis Barker, për t’i paralajmëruar se West do të publikonte një këngë të re. Kim tha:

Ai po flet budallalliqe për mua.

Khloe ia kthehu:

Shumica e burrave nuk e trajtojnë nënën e fëmijëve të tyre ashtu publikisht.

Kris vuri në dukje se ajo nuk ka bërë asgjë tjetër veçse është sjellur mirë me të pavarësisht nga sharjet e shumta të West në mediat sociale kundër saj, familjes dhe së fundmi, partnerit Pete Davidson.

Kur njerëzit thonë gjëra nënçmuese për cilindo prej nesh, na lëndon të gjithëve sepse një ditë fëmijët tuaj do t’i lexojnë të gjitha dhe do t’i shohin të gjitha dhe kjo është diçka për të cilën të gjithë duhet të jenë vërtet të vetëdijshëm.

Kim iu përgjigj:

Gjithçka që mund të bëj është të kontrolloj se si reagoj ndaj diçkaje. Unë nuk mund të kontrolloj se si ai më trajton mua ose se si ju trajton gjithmonë ju. Dhe e kam mbrojtur për kaq shumë kohë. Më falni! Nuk do ta lejoj më kurrë që të ndodhë me ju. Unë nuk do të lejoj askënd që t’ju trajtojë në këtë mënyrë apo veten time.

Rikujtojmë, se Kardashian bëri kërkesë për divorc nga fituesi i Grammy në shkurt 2021 dhe ata u shpallën ligjërisht beqarë këtë mars. Ata kanë katër fëmijë: North, 8, Saint, 6, Chicago, 4, dhe Psalm, 3. Sjellim në vëmendje se ylli televiziv, ka folur së fundmi pas të shtënave tragjike në shkollën e Teksasit ku mbetën të vdekur 19 fëmijë dhe dy mësues. 41-vjeçarja postoi një mesazh të gjatë në platformat e saj të mediave sociale duke u kërkuar liderëve politikë në Amerikë që të lënë mënjanë politikën dhe të vënë fëmijët në radhë të parë