Bota Botë e Çuditshme

Kishte frikë se mos bëheshin arrogantë dhe dembelë, burri fiton lotarinë por nuk i tregon familjes!

Një burrë në Kinën Jugore, i cili fitoi pak më pak se 220 milionë juanë apo 30.6 milionë dollarë në lotari, tha se nuk ia kishte thënë gruas dhe fëmijës së tij sepse ishte i shqetësuar se paratë mund t’i bënin ata arrogantë dhe dembelë. Burri, i identifikuar me pseudonimin Li, bleu 40 bileta lotarie për 11 dollarë, 80 juanë në rajonin autonom Guangxi Zhuang dhe çdo biletë përmbante të njëjtat shtatë numra, raportojnë mediet kineze.

Sipas një raporti në “Nanning Evening News”, të shtatë numrat goditën, duke barazuar një pagesë prej 756,894 dollarë për biletë, që do të thotë se totali arriti në pak më pak se 30,386 milionë dollarë. Li shkoi në Qendrën e Shpërndarjes së Lotarisë së në Guangxi në kryeqytetin e rajonit Nanning për të marrë paratë e tij të çmimit më 24 tetor.

Li gjithashtu dhuroi 5 milionë juanë për bamirësi. Ai ishte i veshur me një kostum vizatimor gjatë ceremonisë së prezantimit të çekut, një mënyrë krijuese për të mbrojtur identitetin e fituesve, metodë kjo e cila është bërë e njohur në Kinë. Edhe pse ishte i emocionuar për fitimin e parave, burri tha se po përpiqej të përmbajë lumturinë e tij dhe nuk i kishte thënë askujt, përfshirë familjes së tij.

Nuk i kam thënë gruas apo fëmijës tim. Jam i shqetësuar se ata mund të ndihen superiorë ndaj njerëzve të tjerë dhe nuk do të punojnë apo studiojnë shumë në të ardhmen.

Li do të marrë 24 milionë dollarë amerikanë pasi do t’i dhurojë 5 milionë juanë për bamirësi dhe do të taksohet 43 milionë juanë. Ai tha se ai është një “fans besnik” i lotarisë dhe kishte blerë bileta rregullisht për më shumë se një dekadë. Ai tha se kishte zgjedhur të njëjtat shtatë numra gjatë viteve të fundit, sepse ata “dukeshin të këndshëm”. Këtë herë, besnikëria ndaj atyre numrave u shpërblye masivisht.

Një fitues i lotarisë indiane ka thënë se është aq i mbingarkuar me kërkesat për ndihmë financiare, saqë “është penduar” për marrjen e çmimit të jackpot-it. Sipas mediave të huaja, Anoop, një shofer automjetesh nga shteti jugor i Kerala, kishte fituar 250 milionë rupi (rreth 3 milionë dollarë) në një lotari të qeverisë shtetërore më parë në shtator. Por një javë më vonë, ai postoi një video duke u kërkuar të panjohurve që të mos e shqetësonin më atë dhe familjen e tij.