Celebrities Gossip Showbiz

“Kjo nuk më prek mua…”/Aktori i njohur Brian Austin Green flet për djalin e tij homoseksual!

Aktori dhe ish-bashkëshorti i Megan Fox, Brian Austin Green ka folur së fundmi për djalin e tij i cili është homoseksual. Në episodin e fundit të podcastit “Frosted Tips” me Lance Bass, ylli i “Beverly Hills 90210” foli për rritjen e djalit të madh, Kassius Lijah Marcil-Green.

Vjen një moment që e pranon, e kupton dhe thua me vete ‘Kjo nuk është aspak ndryshe’. Është thjesht jeta e tij. Nuk më prek aspak mua.

Më pas prezantuesja e vlerësoi aktorin për faktin se ishte aq mendjehapur, duke shtuar se 21-vjeçari Kassius është i lumtur që e ka si prind. Aktori vijoi duke shprehur se:

Edhe nëse prindërit i pranojnë, ka shumë raste kur fëmija ende e di se ata ende nuk janë dakord me të dhe zgjedhjet e tyre. Shumë njerëz kanë frikë nga kjo njohje e fëmijës, por ju nuk keni pse të keni frikë.

Kassius erdhi në jetë gjatë kohës që Brian ishte në një lidhje me Vanessa Marcil. Rikujtojmë se aktori ka edhe 3 djem të tjerë me ish-bashkëshorten Megan Fox, e cila tanimë është e fejuar me këngëtarin Machine Gun Kelly. Brian është aktualisht në një lidhje me Sharna Burgess nga ku kanë edhe një fëmijë.