Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Kledi Bahiti i ka kërkuar para dhe e ka akuzuar për plagjiaturë, Robert Berisha tregon historinë për TAR!

Ky episod i ‘Pardon My French’ ishte me të vërtetë shumë i veçantë pasi në mungesën e Jonidës, bashkëprezantues vetëm për këtë herë u bë Elios Shuli. E jo vetëm kaq, por një i ftuar shumë interesant dhe karizmatik iu bashkangjit studios. Bëhet fjalë për këngëtarin Robert Berisha, i cili zbuloi shumëçka për TAR.

E mes shumë ekskluziviteteve, Roberti na zbuloi dhe një histori që nuk e kishim dëgjuar më parë dhe nuk është përfolur asnjëherë në media. Teksa në emisionin e tij ‘Robi plaket kur do vetë”, Berisha na tregoi se ‘jingle-a’ hapëse e emisionit është marrë nga një këngë që siç tregoi ishte e blerë dhe me të drejta nga producenti Kledi Bahiti. Por, mesa duket ky i fundit nuk e ka pritur aspak mirë këtë duke e akuzuar për plagjiaturë dhe duke i kërkuar para, teksa këngëtari na tregon reagimin e tij.

Kledi Bahiti më mori në telefon, më tha më ke marrë këngën e më ka kërkuar lek. I thashë, po ta bëj hit, aty as 7 sekonda nuk përdoret, vetem pak te ‘jingle’ e emisionit dhe më kërkonte lek. I thashë faleminderit shumë po lek nuk të jap unë ty dhe e ndërrova ‘jingle-n’. Ai duhet të thonte faleminderit që ma përdorët e iu shkoi në mendje. Pastaj u takuam këtu në Tiranë dhe e rraha (qesh).

Teksa gjithashtu në emisionin e tij, Roberti na tregoi arsyen se përse asistentja që kishte në emisionin e tij, Eriona Sejdiu u largua.

Duke marrë parasysh që jemi të gjithë burra dhe në asnjë ‘live night show’ pashë që nuk ka askush asistente dhe thashë ta ndryshoj pak, plus aq e kishte dhe kontratën. Kur bëjnë të dashur, i thonë ‘çfarë do aty ti, me ato batuta që bëhen’, ajo nuk ishte as 12 vjeçe, i kishte 20 vjet.