Gossip Pardon My French Showbiz Sport

Klodiana Shala: Luiza Gega është sot aty ku është… falë këmbënguljes sime!

Energjike ashtu siç janë sportistat e vërtetë, plot jetë, buzëqeshje dhe një trup në formë.

Një shembull dhe motivim për të gjitha femrat, bëhet fjalë për sportisten e njohur Klodiana Shala, e cila ishte sot e ftuar në Top Albania Radio.

Nga fëmijëria, shëndeti, pasioni për sportin dhe gjithçka që duhet të dini, Klodiana i rrëfeu në programin “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo.

Fillimet e saj kanë qenë që në vitet 1993-1994 duke kujtuar dhe daljen në gazetë që ka berë prindërit e saj krenarë për herë të parë.

Gjatë adoloshencës, Klodiana rrëfen se nuk ka qenë kurrë në mbrëmje apo festa, gjithë kohën ja ka kushtuar stërvitjes. Sot ka një palestër personale dhe njihet si një ndër atletet më të mira në Shqipëri.

E pyetur për sportistë që janë dorëzuar gjatë rrugës, Klodiana Shprehet që të gjithë sportistët kanë vazhduar nuk e kanë lënë, por kujton se Luiza Gega ka tentuar…

Luiza Gega në fakt ka dashur për ta lënë, por në fakt këmbëngulja ime ishte që ajo vazhdoi dhe është këtu ku është…