Food & Drink Health & Beauty

Kombinimet ushqimore që dëmtojnë shëndetin tuaj!

Ekziston një numër kombinimesh ushqimore që mund të ndikojnë për keq në sistemin tuaj të tretjes dhe madje mund t’ju sëmurin. Këto janë kombinimet e gabuara:

Sanduiç dhe kafe

Kur nuk keni kohë, një mëngjes i shpejtë është një zgjidhje e zakonshme. Kur konsumoni sanduiç me djathë dhe kafe, ju i thoni lamtumirë të gjitha vetive të shëndetshme. Karbohidratet në bukë parandalojnë tretjen e duhur të kalciumit. Për më tepër nëse shtoni kafe, kjo nuk do të ketë aspak përfitim për shëndetin tuaj.

Image result for sanduic and coffee
Patate dhe mish

E kush mund t’i rezistojë një bifteku me patate të skuqura? Fatkeqësisht, ky është një kombinim shumë i rëndë i ushqimit. Kur konsumohen së bashku, bëhet e vëshirë tretja e tyre dhe mund të sjellin çrregullime të tilla si urth, gazra dhe shumë të tjera.
Image result for potatoes with meat

Qumësht dhe banane

Ky kombinim ushqimor është mjaft i përdorur sidomos në një vakt mëngjesi. Mirëpo, frutat, veçanërisht ato të ëmblat këshillohet që të hahen veçmas. Ato qëndrojnë brenda trupit më gjatë, duke ngadalësuar sistemin e tretjes, veçanërisht kur hahen me ushqime të tjera. Përsa i përket qumështit, është gjithashtu e shëndetshme ta pini veçmas.

Image result for Qumësht dhe banane
Birrë dhe kikirikë

Të gjithëve u pëlqen të hanë kikirikë kur pinë birrë. Sidoqoftë, ushqimet me shumë kripë kur shoqërohen me pije alkoolike, jo vetëm që nuk janë të shëndetshme, por gjithashtu çojnë në dehidrim.
Image result for Beer and peanuts