Celebrities Gossip Showbiz

Kostumi më i komentuar i vitit tanimë në shitje, e kemi fjalën për veshjen e Rihanna-s në performancën magjike në Super Bowl 2023!

Kush mund ta harrojë performancën e jashtëzakonshme të Rihanna-s në Super Bowl 2023 në pjesën e parë? Kostumi i saj ngjyrë i kuq nga shtëpia e modës Loewe tanimë është në shitje. Shtëpia e modës vendosi të publikojë një edicion special të veshjes së këngëtares, e cila gjendet në internet për vetëm 2740 euro.

Shtëpia nxori 3 pjesë të frymëzuara nga look-u i yllit të muzikës pop. E para është jumpsuit i kuq dhe i plotë, me shumë xhepa dhe zinxhirë. E dyta është e njëjta jumpsuit, por në të zezë dhe e treta është një variant në pantallonat e zeza.

Rikujtojmë, se Rihanna dhe A$AP Rocky janë bërë prindër për herë të dytë në muajin gusht. 35-vjeçarja dhe reperi 34-vjeçar kanë vendosur që t’i venë një emër aspak të zakontë djalit të tyre. Referuar DailyMail, çifti i ka vendosur emrin djalit Riot Rose Mayers.

Para se të sillte në jetë djalin, Rihanna foli rreth shtatzënisë së saj të dytë dhe për mënyrën se si kjo pritje e ëmbël ndryshon nga shtatzënia e parë e këngëtares. Gjatë një interviste në tapetin e kuq në Met Gala ylli i muzikës u shpreh se:

Është shumë ndryshe nga e para. Thjesht gjithçka, nuk kam neps, shumë të përziera, gjithçka është ndryshe. Por po e shijoj. Ndiehem mirë, ndiehem energjike.